• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet me shifra: Në 2022, eksportet në vend kanë arritur në 4.1 miliardë euro

by A R
04/04/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë disa shifra që tregojnë rritjen ekonomike në vend krahasuar me 2019-ën.

Kreu i qeverisë deklaroi se kanë pësuar rritje record që nga të ardhurat për banorë në vit e deri te eksportet që në 2022-in kanë kapur shifrën e 4.1 miliardë eurove.

“Do ju jap shumë pak shifra për ilustrim, mbani parasysh që të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3300 euro në 6190 euro sot. 87,5%, gati dyfish dhe për të mos bërë krahasime të tjera me kur morëm detyrën, po bëjmë krahasime vetëm me veten dhe vitin përpara krizës së madhe të pandemisë dhe gjithë atyre që pasuan. Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kanë arritur 4.1 miliard euro, shifër rekord.

Pra kjo Shqipëria që s’ka punë e ku të gjithë ikin e ku kanë mbetur vetëm pleq, ka eksportuar 57% më shumë se në 2019-ëm, falë punës dhe njerëzve të punës dhe falë konkretizimit të të gjithë atyre përpjekjeve në mbështetje të sipërmarrjes.

Eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019-ën dhe kanë prekur shifrën gjysmë milliard dollarë. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 1.15 miliardë. Të ardhura vjetore nga turistët e huaj janë 2.84 miliardë euro, 36% më shumë se në 2019, numri i turistëve preku 7.5 milionë, rritja e të ardhurave dy herë më shumë sesa numri i vizitorëve se kjo është shumë e rëndësishme.

Tregon se është rritur numri i ditëve qëndrimit dhe konsumi i tyre në vend. Të ardhurat vjetore nga eksporti i shërbimeve në IT, në 2022-in 156 milionë euro. 62% më shumë se në 2019-ën, dhe investimet e huaja direkte në 2022 janë rritur me 29%, 1.37 miliardë që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë.

 Rritja ekonomike pastaj në shifra, ju e dini. Në fund dua të falenderoj dhe njëherë Bankën Botërore për gjithë mbështetjen e saj në të gjitha vitet, në mënyrë të posaçme për këtë proces të përfunduar tani. Është procesi më i thelluar në çdo detaj, për të realizuar të gjitha ato pika të jetës ekonomike e sociale të vendit që do të stimulojnë energji të reja. Në fund të vitit 2019 në Shqipëri kanë qenë 4270 ndërmarrje me kapital 100% të huaj, në fund të 2021-it,  5250 ndërmarrje”, tha Rama.

Në mbyllje, ai falenderoi stafin e Bankës Botërore që operon në Shqipëri.

“Falenderoj stafin e Bankës Botërore këtu në Tiranë sepse realisht kanë qenë shumë aktivë dhe na kanë ndihmuar shumë me sugjerimet dhe me rezervat që kanë pasur në procec, edhe me kundërshtitë derisa kemi arritur të kemi një kornizë për të cilën drejtori do të japë shpjegime më të qenësishme.”

/a.r

Next Post
“Shqipëria ka arsye për t’u krenuar”, kreu i Bankës Botërore: Shërbimet elektronike ulën shanset për rryshfet

"Shqipëria ka arsye për t'u krenuar", kreu i Bankës Botërore: Shërbimet elektronike ulën shanset për rryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

September 28, 2026
Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

September 28, 2026
“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

September 28, 2026
Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 28, 2026
Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

September 28, 2026
Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com