• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Fitojmë bindshëm më 14 Maj, kemi përballë kundërshtarë të padenjë

by A R
09/03/2023 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama pati një prononcim për gazetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Kreu i socialistëve tha se mendon se do të fitojnë shumë bindshëm në zgjedhjet e 14 Majit. Megjithatë ai u shpreh se PS duhet të shkojë përtej fitores aritmetike sepse po hyjnë në një garë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur duke shtuar se madje “janë deri dhe të padenjë”.

“Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm. Por për hir të së vërtetës dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri dhe të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike. Edhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë të të shkëpusin nga njerëzit sepse kur vjen puna te fitorja aritmetike nuk ka asnjëherë një fitore të lehtë, gjërat nuk janë aq të vështira saç janë kur duhet të merresh me pagat, me mbështetjen më shumë për pensionistë, profesionistë, kur duhet të merresh me investimet etj. Kjo është sfida ku ne duhet të përqendrohemi shumë më tepër ndërsa politikën e “gërr gërr gërr, gërr, gërr, gërreve”, duhet t’ia lemë të shkuarës”, u shpreh Rama.

Kryetari i PS-së tha se selia rozë në linja të përgjithshme e ka një panoramë të skuadrës së saj për kryetarë bashkie, por kjo do të zyrtarizohet para regjistrimit zyrtar të tyre në KQZ.

“Pak a shumë po, aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka pasur si t thuash sinkronizim rreth kandidatëve t caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie ka vazhduar natyrshëm procesi. Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht, por pak a shumë jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do të jetë skuadra e kryetarëve të bashkive”.

Pyetjeve rreth vendimit të Apelit për vulën dhe logon e PD apo edhe atë të DEA-s  për të hapur një linjë sinjalizimi në Shqipëri Rama tha se nuk merret me to. Ai u shpreh se i konsideron polemika të politikës “së gërr gërr gërrit të përditshëm”.

“Unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk kam asnjë disponim të merrem me polemika të politikës së gërr gërr gërrit të përditshëm. Nëse kemi kohë në dispozicion dhe energjitë nuk na mungojnë ti vëmë në shërbim të temave që janë me rëndësi”.

/a.r

Next Post
“Sot është i dobët”/ Biberaj: Berisha të marrë përgjegjësitë, ose të hapë krahun, jemi ngopur duke përmendur Bashën

"Sot është i dobët"/ Biberaj: Berisha të marrë përgjegjësitë, ose të hapë krahun, jemi ngopur duke përmendur Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In