• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama firmos peticionin për Vettingun: Ok për bisedime me PD, por s’negocioj për qeveri teknike

by Java News
04/03/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë të firmosë peticionin për Refomën në Drejtësi, vettingun. Kreu i qeverisë ka hedhur firmën e tij tek çadra e ngritur tek parku Rinia. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Rama tha se Partia Socialiste mbështet reformën në drejtësi e vettingun, ndërsa shtoi se ai do çlirohej sistemin e drejtësisë nga korrupsioni. Po ashtu, ai komentoi dhe vizitën dhe mesazhet e përfaqësues se lartë të BE-së, Federica Mogherini, që sipas tij ishin të qarta. Kryeministri tha se me opozitën mazhoranca është gati për bisedime dhe jo negociata. Kryeministri ka rrëzuar prerë kerkesen e Bashes per qeveri teknike.

“Vettingun nuk e ndal askush. Jemi te gatshem per tu ulur ne bisedime me kedo ne cader. Por nuk kam se çfare negocioj per qeveri teknike. Sovrani ka votuar. Vettingu është i pandalshëm sepse është domosdoshmëri historike, por nuk ka negociata për qeveri teknike”, deklaroi Rama.

”Me opozitën nuk kemi çfarë negociojme por kemi çfarë bisedojmë. Opozita është e mirëseardhur për t’i dëgjuar propozimet realiste dhe konkrete. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të bisedojmë për çdo gjë tjetër pa asnjë lloj problemi. E vetmja gjë që nuk vendosim ajo çfarë me kushtetutë i takon sovranit. I takon popullit që me votën e saj të vendosë se kush do të qeverisë. Populli cakton kush është në qeveri”, u shpreh Rama per mediat pas firmosjes se Peticionit pro Vettingut.

Po ashtu, ai komentoi dhe vizitën dhe mesazhet e përfaqësues se lartë të BE-së, Federica Mogherini, që sipas tij ishin të qarta. Kryeministri tha se me opozitën mazhoranca është gati për bisedime dhe jo negociata. Drejtësinë e korruptuar shefi i qeverisë e quajti diktaturë që ka bërë shumë viktima.

“Është një diktaturë që de facto ka bërë shumë viktima në këto 20 e kusur vite, të cilës i ka ardhur fundit. Është momenti për ta filluar ta zbatojmë përmes ligjit të vettingut që do vendosë një vijë të qartë ndarëse mes së ardhmes e së shkuarës mes gjykatësve e prokurorëve me profesionalizëm, kurajë, për të sjellë në këtë vend epokën e një drejtësie të re dhe barazisë së ligjit në sallat e gjykatave. Kjo nuk është thjesht një reformë për të pastruar pallatin e drejtësisë nga të inkriminuarit dhe kanë penguar zhvillimin e çdo sektori por është një reformë për t’i dhënë një nxitje ekonomisë dhe vendit. Mbrëmë përfaqësuesja e BE-së foli troç dhe qartë, fillimi zbatimit të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të vettingut përkon me negociata për anëtarësimin në BE.

Ata që kërkojnë të mjegullojnë këtë, nga mbrëmë do ta kenë të vështirë sepse nga mbrëmë shqiptarët e panë dhe dëgjuan që BE është gati të çelë negociatat me zbatimin e vettingut”, deklaroi Rama.

A do nisni negociatat?
Me BE?

Me opozitën?
Me opozitën s’kemi çfarë negociojmë por kemi çfarë bisedojmë. Nëse opozita është e shqetësuar për zgjedhjet është e mirëseardhur, jemi sy e veshë për propozime konkrete e realiste që t’i bëjmë pjesë të legjislacionit të zgjedhjeve. Të gatshëm të bisedojmë me opozitën.

E vetmja gjë që nuk bisedojmë dot, ose mund ta bisedojmë por që nuk e negociojmë dot është ajo që i takon sovranit. Është ai që vendos. Ne jemi në procesin e zbatimit të një kontrate që nuk ka skaduar akoma. Populli e cakton kush është në qeveri dhe në opozitë.

Si do votohet të hënën për komisionit e vettingut, kur opozita nuk është në parlament?
Është momenti të zbatojmë ligjin e vettingut dhe është momenti që PD të mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që është i shkruar në kushtetutë duke i dhënë qeverisë e opozitës akses në përzgjedhje ne anëtarëve

Opozita ka detyrimin të zbatojë kushtetutën në afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën duke qëndruar në çadër. Mund të qëndrojë në çadër për arsye të tjera por jo për vettingun. Vettingun nuk e ndal dot.

Unë nuk flas për atë që vjen nesër, sot jemi këtu për detyrimin e sotëm. Nesër do të keni gjithë përgjigjet dhe gjithë idetë e duhura për të vazhduar më tutje në një rrugë të vendosur nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

Next Post
Grabitësit e bankave/ I penduari: Pakti që bëmë për fshehjen e parave

Grabitësit e bankave/ I penduari: Pakti që bëmë për fshehjen e parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com