Shqipëria ka siguruar 15 milionë eurot e para nga Konferenca e Donatorëve sot në Bruksel.
Pak minuta para fillimit të konferencës së donatorëve është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milion eurove për procesin e rindërtimit.
Shuma do të shkojë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.
g.kosovari