• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Evropa mundësoi afrimin historik mes shqiptarëve e serbëve, BE projekt i sigurisë

by A R
06/07/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Francë Culture”, ku ka four për prespektivën instegruese të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Rama tha se projekti i vetëm I së ardhmes është bashkimi rreth BE, duke shtuar projekti i eurospektikëve është e shkuara. Sipas Ramës, forcat bashkuese të BE mundësuan një afrim historik midis shqiptarëve dhe serbëve vitet e fundit.

Ja intervista e plotë e Ramës për “Francë Culture”:

FC – Në javën e referendumit të Britanisë, Edi Rama i ra kambanave të alarmit në një editorial të publikuar për “The Times”. Sipas tij, një Brexit mund të vendoste në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane. Tani që Brexit u konfirmua, Kryeministri shqiptar thotë se Ballkani mbetet i vendosur që t’i bashkohet Europës.

Rama – Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi procesi i integrimit, është një proces modernizimi i pakthyeshëm. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Në përgjithësi, ajo që më duket e çuditshme është se në botën e euroskeptikëve nuk flitet asnjëherë se BE është një projekt i paqes dhe sigurisë. Si mund të jemi më të sigurtë e të garantojmë një jetë më të sigurt për të rinjtë? Përmes Bashkimit Europian apo përmes kthimit në  të shkuarën?

FC – Maqedonia konsiderohet si kandidat për anëtarësimin që nga 2004-ta, Mali i Zi në 2008, Shqipëria dhe Serbia në 2009-n. Për Shqipërinë nuk është hapur ende asnjë kapitull negociimi, diçka për të cilën Kryeministri Rama është me të vërtetë i keqardhur.

Rama – Moshapja e bisedimeve do të thotë moskrijim të kushteve për vendet tona për të lëvizur në rrugën e duhur. Duhet kuptuar se ka një diferencë thelbësore midis bisedimit dhe anëtarësimit. Për mua është e qartë që sot nuk jemi në lartësinë e duhur, por për të qenë në lartësi pas 10 vitesh duhet të negociojmë sot, pasi nuk ka alternativë tjetër. Duhet të negociojmë pasi negocim do të thotë modernizim, fuqizim të institucioneve dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, jo vetëm sipas vlerave, por edhe sipas modelit të funksionimit të Bashkimit Europian

FC – Për Ramën, euroskeptikët nuk kanë asnjë program tjetër përveç nacionalizmit.

Rama – Nuk është projekti që çalon, në principet apo vlerat e tij, por fakti që projekti nuk është përmbushur ende. Ndaj ky është një projekt që duhet përmbushur me shumë vizion dhe kurajo, për të bërë të mundur që t’i japë përgjigje disa problemeve që aktualisht nuk mund të marrin përgjigje

Mjafton të shohësh se si kanë ndryshuar gjërat në Ballkan për të kuptuar forcën e Europës mbi njerëzit dhe elitat politike të Ballkanit. Duhet vetëm të kujtojmë që kanë kaluar 3 vjet që kemi hyrë në një proces tërësisht të ri dhe që është një gjë që nuk mund të konceptohej deri pesë vjet më parë. Vendet e Ballkanit bashkëpunojnë për paqen e sigurinë e përbashkët dhe kërkojnë ura bashkëpunimi midis tyre. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në dy vitet e fundit. Është një afrim historik. Kjo ka ndodhur pasi forca tërheqëse e Europës e ka të bërë atë të mundur. Mbyllja në vetvete në Francë, në Angli, etj do të thotë të kthehesh pas në një histori që bëri të domosdoshëm vetë krijimin e BE-së. Ajo që po ndodh tani në Angli është diçka me pasoja që mund të jenë vetëm negative.

Next Post

Fotot/ Nuk do ta besoni si dukej Kallashi para operacioneve plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dosjet “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dosjet “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

February 2, 2026
DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

February 2, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In