• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 11, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama është super politikan, por jo i pathyeshëm-Një sondazh që rrëzon tre mite politike

Blendi Kajsiu by Blendi Kajsiu
13/10/2022 17:37
Rama është super politikan, por jo i pathyeshëm-Një sondazh që rrëzon tre mite politike
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike.

Së pari, rezultatet e sondazhit rrëzojnë mitin e Edi Ramës si politikan i pathyeshëm. Së dyti, sondazhi tregon se bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën aktuale. Problemi i kësaj të fundit nuk është përcarja por mungesa e popullaritetit. Së fundi, sondazhi hedh poshtë idenë se partitë aktuale mund të renovohen duke prodhuar elita të reja që kanë legjitimitet në elektorat.

Idea se Rama është një politikan spektakolar artikulohet si nga admiruesit edhe nga kritikët e tij më të mëdhenj. Për admiruesit kryeministri aktual është një qenie moderne dhe evropiane që fiton çdo betejë me punë, intuitë dhe inteligjencë. Për kritikët ai është një personazh i keq, arrogant, autoritar dhe egocentrik që kontrollon gjithçka nëpërmjet regjimit që ka ndërtuar, duke përfshirë edhe elektoratin që e manipulon dhe i bën lavazh truri sepse ka kapur totalisht mediat dhe pronarët e tyre oligarkë.

Pavarësisht këndvështrimeve të kundërta të dyja perspektivat bien dakord se Rama është një super politikan. Ama nëse popullariteti në elektoart është një nga indikatorët bazë të suksesit të një politikani atëherë Rama dhe qeveria e tij janë shumë larg të qenurit të suksesshëm. Sipas sondazhit të fundit të Euronews 56% e të anketuarve kanë mendim negativ për Ramën dhe vetëm 40,6% kanë një mendim pozitiv për të. Pra ajo që quhet “pëlqimi neto”, diferenca mes pëlqimit dhe mos-pëlqimit, në rastin e Ramës është thellësisht negative, -15,4%.

Ky është një rezultat i dobët për çdo politikan në një vend demokratik. Pasja e një pëlqyeshmërie neto pozitive është minimumi i domosdoshëm për një politikan të suksesshëm. Dhe rezultati negativ i Ramës nuk është rastësi, ai reflektohet edhe tek vlerësimi që i bëhet qeverisjes së tij. Shumica e të anketuarve, 45,8% e vlerësojnë si të keqe ose shumë të keqe qeverinë aktuale përkundër një pakicë prej 24,4% që e vlerësojnë atë si të mirë ose shumë të mirë.

Gjetja e mësipërme konfirmohet edhe nga fakti se shumica dërrmuese e të intervistuarve, 57,3% mendojnë se gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimn e gabuar. Vetëm, 23,1% mendojnë se gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ky është një nivel i lartë pesimizmi që në fakt konfirmohet edhe nga sondazhe të tjera.

Të gjitha të dhënat e mësipërme tregojnë se Rama qoftë si politikan, qoftë si kryeministër është larg të qenurit një “sukses spektakolar”. Në këtë aspekt “regjimi” i tij është shumë ndryshe nga ai i Orbanit në Hungari, i Erdoganit në Turqi apo i Putinit në Rusi. Te këta të fundit popullariteti i liderit dhe i regjimit është realisht tejet i lartë (ndonëse gjërat për Putinin po ndryshojnë pas luftës në Ukrainë).

Në rastin e Turqisë edhe në kulmin e krizës ekonomike në korrik të vitit 2022 kur inflacioni arriti 78% Erdogani kishte një pëlqyeshmëri negative -12%. Viktor Orban në Hungari, nga ana tjetër, në pranverë të vitit 2022 kishte një pëlqyeshmëri neto pozitive +24%.

Pa përmendur faktin që ka shumë mundësi që intensiteti i mbështetjes për regjimet e Erdoganit dhe Orbanit është shumë më i lartë se në rastin e Ramës (edhe pse ende nuk është matur), sepse regjimet e tyre bazohen tek ideologji tejet të konsoliduara nacional-konservadore. “Regjimi i Ramës”, nga ana tjetër, nuk ka asnjë bazë të shëndoshë ideologjike përveç parrullës “Rama punon”. E thënë ndryshe rrënjët e “regjimit Rama” janë shumë më të cekëta në shoqërinë shqiptare krahasuar me regjimin e Erdoganit në Turqi apo të Orbanit në Hungari.

Natyrisht mbështetësit e Ramës me të drejtë mund të argumentojnë se sondazhi tregon thjesht një reduktim të përkohëshëm në popullaritetin e Ramës si pasojë e krizës ekonomike globale dhe inflacionit të lartë që ka prodhuar. Ndonëse kjo është e vërtetë duhet të kujtojmë që krizat e mëparëshme, tërmeti dhe covid, jo vetëm që nuk e ulën por e rritën popullaritetin e Ramës. Ndaj fakti që kriza aktuale po e redukton mbështetjen e tij në elektorat tregon se kemi të bëjmë me një tendencë afatgjatë. Aq më tepër kur pesimizmi i elektoratit, që reflektohet tek opinioni i shumicës se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit të qeverisjes Rama.

Pyetja që lind natyrshëm është se si ka mundësi që Rama vazhdon të fitojë zgjedhjet edhe pse pakënaqësia me të dhe qeverisjen e tij është e madhe, madje mazhoritare? Edhe këtu përgjigja është e thjeshtë dhe del qartë nga rezultatet e sondazhit. Nëse shqiptarët janë të pakënaqur me Ramën ata refuzojnë edhe më shumë Berishën, Bashën dhe Metën.

Pëlqyeshmëria neto e Berishës në elektorat është -45,3%. Shumica dërrmuese e të anketuarve 71,5% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm një pakicë prej 26,2% e shohin pozitivisht. Situata është akoma më e rëndë në rastin e Bashës dhe Metës. Pëlqyeshmëria neto e Bashës është -69,5%. Ndërsa në rastin e Metës refuzimi popullor ndaj tij është pothuajse unanim; 90.7% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm 6,7% e shikojnë pozitivisht. E thënë ndryshe pëlqyeshmëria neto e Metës është -84%!

Shifrat e mësipërme mjaftojnë për të kuptuar se përralla që Rama nuk rrëzohet me zgjedhje propogandohet nga një opozitë që refuzohet nga elektorati. E vërteta është se Rama rrëzohet shumë thjesht me zgjedhje, sepse ai ka një pëlqyeshmëri neto qartësisht negative, çka është një pikë e dobët për cdo politkan edhe në një vend me demokraci problematike si e jona.

Ama as Berisha, as Meta dhe as Basha nuk e rrëzojnë dot Ramën sepse pëlqyeshmëria e tyre neto është nëntokë. Pikërisht për këtë arësye shpikin “bajlozin Rama” që të na shfaqen si Gjergj Elez Alia, me të cilin kanë të përbashkët vetëm plagët. Kjo përrallë i bën punë edhe Ramës, sepse me mitin e super-politikanit ai tashmë ka nënshtruar të gjithë Partinë Socialiste dhe e ka mbushur qeverinë me adhurues dhe adhuruese të tij. Kemi të bëjmë me një mit që i shërben të dyja palëve por që është shumë larg realitetit politik ku ndodhemi.

Realiteti është sa i qartë aq edhe i trishtë. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale, pavarësisht pakënaqësisë popullore në rritje.

Ndaj problemi i opozitës aktuale nuk është përcarja, siç na thuhet përditë, por mungesa e popullaritetit. Kjo buron nga mungesa totale e një ideali, fryme apo vizioni opozitar që mund të ngjallë shpresë në elektorat. Në këto kushte bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën.

Bashkimi i dy apo tre qelbësirave nuk prodhon një dlirësirë por një qelbësirë akoma më të madhe që mban më shumë erë. Këtë llogjikë të thjeshtë e tregojnë edhe shifrat e sondazhit. Berisha dhe Meta pëlqehen më shumë vecmas se të bashkuar. Kështu Berisha ka një nivel pëlqimi absolut (jo neto) prej 26,2%.

Meta nga ana tjetër e ka nivelin e pëlqimit 6,7%. Një bashkim mekanik y të dyve, sic e propozojnë shumë analistë dhe strategë politik, duhet të prodhonte një pëlqim prej 32,9 % (26,2 + 6,7). Në rastin më të keq pëlqyeshmëria e përbashkët duhet te ishte mestaraja (e paponderuar) e pëlqimit të të dyve, 32,9% pjestuar me 2, që na jep 16,5%. Në fakt pëlqyeshmëria e bashkimit Berisha dhe Meta është sa gjysma e skenarit më negativ. Vlerësimi i opozitës PD+PL si e mirë apo shumë e mirë është vetëm 8,3%, sa gjysma e mestares së vlerësimit të Berishës dhe Metës vecmas (16,5%) dhe sa një e katërta e shumatores së vlerësimit të të dyve (32,9%). Kaq mjafton për të vërtetuar se në politikë 1+1 ndonjëherë bën 0 dhe ndonjëherë 3, në varësi të sinergjisë që prodhohet mes aktorëve politik.

Pra politika nuk mund të reduktohet tek tabela e shumëzimit apo e mbledhjes sic ndodh shpesh tek ne. Për këtë arësye një bashkim mekanik mes Berishës dh grupit Basha jo vetëm nuk i shton por i humb vota opozitës. Ky i fundit është akoma më pak popullor se vetë Berisha, sidomos pas dështimit spektakolar që shfaqi në përballjen me babin e tij politik. Ndaj bashkimi mes të dyve jo vetëm nuk do i shtonte vota berishizmit por do reduktonte votat anti-berishë që përfaqëson krahu Basha.

Popullariteti tejet i ulët i delfinëve politik si Basha, Alibeaj apo Veliaj është një tjetër e dhënë domethënëse e sondazhit që rrëzon idenë se elitat aktuale mund të rinovohen. Ato janë të paafta të prodhojnë elita të reja që i tejkalojnë në popullaritet. Është interesante të shikosh se pëlqyeshmëria neto e Erjon Veliajt, -26.5 është më e negative se ajo e Ramës (-15,4%). Po kështu pëlqyeshmëria neto e Bashës është më ulët, -69.5%, se ajo e Berishës (-45.3%).

Të dy këto shembuj tregojnë se elitat aktuale prodhojnë kopje të shëmtuara të vetvetes që nga elektorati gjithnjë vlerësohen nën nivelin e orgjinalit. Për këtë arësye idea se ato mund të renovohen duke prodhuar elita të reja më cilësore dhe më legjitime është iluzion. Vizioni, karakteri dhe individualiteti janë karakteristika bazë të cdo lidershipi, përkundër imitimit dhe servilizmit ndaj kryetarit. Fatkeqësisht lidershipi aktual si në PD, PS dhe PL lejon vetëm ato karriera politike që bazohen tek servilizmi ndaj shefit dhe jo tek liria e mendimit apo forca e karakterit.

Next Post
“Tepër gjaknxehtë”/ Media meksikane për mafien shqiptare: Duhet t’i largojmë, ata po investojnë në…

"Tepër gjaknxehtë"/ Media meksikane për mafien shqiptare: Duhet t'i largojmë, ata po investojnë në...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    October 13, 2022 at 18:25

    Sh ramama eshte nji super shkerdhate,nji hajdute klasit,nji anti shqiptare i degjeneruar.E ka treguar vete,e po vazhdon ta tregoje sa politilesh eshte k/hajduti i shqiptarve.Tani po tadhin bythen edhe ata te BE me qe po e shohin se bisedat e tije jane qesharake,e te neveritshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

Pa gola pjesa e parë e City-Inter, anglezët më të rrezikshëm, Inter mbrohet me kujdes

June 10, 2023
Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

Manchester City fiton Champions dhe realizon “tripletën historike”. Interi dorëzohet dhe gjen një Ederson heroik

June 10, 2023
Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

June 10, 2023
Kosova nuk ka presidente

Kosova nuk ka presidente

June 10, 2023
Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

Lulzim Basha ndan foton me Aurelën nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, u ftuan nga Rektori…!

June 10, 2023
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

Përjashtimi nga ‘Defender 2023″, reagon ashpër Kurti: Presion në rritje nga SHBA e BE, Kosova po bullizohet. Nuk tërhiqemi

June 10, 2023
Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

Emrat/ Tjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve

June 10, 2023
“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

“Më ndjek çdo moment me GPS”/ Kush është gruaja që nuk i ndahet Arbërit?!

June 10, 2023
FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

FOTOT/ Shqiptarët e Amerikës “pushtojnë” Nju Jorkun, ‘skuqet’…!

June 10, 2023
Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë: Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik

June 10, 2023
Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

Sherr mes 3 të miturve tek “5 maji” në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

June 10, 2023
Kurti nuk i ‘ndahet’ Escobarit: Kemi sfida me të dërguarit e posaçëm, por marrëdhëniet me BE e SHBA janë të shkëlqyera

Albin Kurti: Lidhja e Prizrenit do na ndihmojë të rregullojmë marrëdhëniet me aleatët evropianë e amerikanë

June 10, 2023
Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23  vite

Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23 vite

June 10, 2023
Kur ‘revolucionari’ i Kosovës i bashkohet PD-LSI-së

Pseudo-sovranizmi anti-amerikan është në thelb antipatriotik

June 10, 2023
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Tragjike/ Gjenden të varur dy efektivë policie, dalin detajet tronditëse

June 10, 2023
“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

“Ik o surrat qofte…”/ Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

June 10, 2023
Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

June 10, 2023
Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

Një trung i lartë me kurorë freskuese për Manastirin

June 10, 2023
Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

Tensionet në veri/ KFOR mesazh protestuesve serbë: Mbi 90 efektivë nga ne humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurtë

June 10, 2023
Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

Arbër Hajdari përlot me rrëfimin e kalvarit të vuajtjeve në familje: Mami ka pësuar disa herë vdekje klinike

June 10, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com