• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ekstremizmi i dhunshëm kërcënim, ne pjesë e përpjekjeve të NATO-s për siguri

by A R
08/07/2016 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu.

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.

***

Kryeministri Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim.

Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj. Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike.

Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh Kryeministri, është gjëja e duhur.

Next Post

Brenda mendjes së një hajduti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In