• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: E vërteta është se s’ka shoqëri civile që t’ketë të drejtë të pengojë institucionet

by Java News
29/04/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje protestuesëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesëve të tyre që u konfliktuan këtë pasdite me gardën, e cila nuk i la këta të fundit të hynin në prezantimin e projektit për stadiumin e ri Arena Kombëtare.

Kryeministri shkruan se në dijeninë e tij nuk ka në asnjë vend grup njerëzish që quhen shoqëri civile dhe kërkojnë për rrjedhojë, me të drejtë, të pengojnë punën e një institucioni (Prezantimi i projektit të stadiumit po bëhej në kuadër të një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit).

Kryeministri shto më tej se e vërteta ishte se dy prej personave kishin ftesë, por sërish, këta dy të fundit, nuk pranonin pa “shokët” e tyre.

Ja çfarë shkruan kryeministri për ngjarjen:

“Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.

Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!

E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.

Kaq eshte e gjitha.”- përfundon Rama në statusin e tij.

Next Post

"Asnjë azilant nga Ballkani nuk pranohet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In