• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: E rikthyem ekonominë në drejtimin e një rritjeje të qëndrueshme

by Java News
21/11/2015 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka vijuar sot në qytetin e Fierit turin e takimeve me temën “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.

Kryeministri Edi Rama duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi për punën e kryer deri tani në bashkinë e madhe të Fierit, si dhe strukturat e PS-së në këtë qytet, deklaroi se në Fier ka një potencial shumë të madh.

“Ka dy mënyra për ta trajtuar një mandat ose ta përdorësh duke u konsumuar nga pushteti thjesht në funksion të zgjatjes së jetëgjatëssë së pushteti, ose ta përdorësh duke konsumuar pushtetin në funksion të rritjes reale. Ajo që bënë ata që ishin para nesh ishte e para”, tha Rama, duke shtuar se, ajo formë ishtë me e keqja që mund t’i bëhet një vendi.

“Reformat janë të domosdoshme në Shqipëri, po aq sa ç’është e domosdoshme kimioterapia për një kancer. Nuk mund ta kurosh dot me masazhe, me aspirina apo duke ëndërruar. Mund të shërohesh vetëm duke vendosur ta luftosh dhëmb për dhëmb, pavarëisht përplasjeve me vetveten nga lodhja apo dhimbja, por me vetëdijen se kjo është e vetmja rrugë për ta kthyer organizmin funksional”, tha Rama.

Dy vite më parë, nënvizoi Kryeministri Rama, “Shqipëria ishte në një krizë të rëndë sepse bënte vetëm vend numëro,e zhytur në borxhe të mëdha që qeveria i kishte marrë në mënyrë arbitrare nga kompanitë të cilëave u kishte kërkuar të bënin punë apo shërbime. Dhe 720 milionë dollarët kishin bllokuar ekonominë, sepse kompanitë kishin shkuar në banka duke marrë kredi me garaci paratë që do t’u jepte qeveria dhe bankat më pas kishin stopuar gjithçka sepse s’mund ta vazhdonin më atë aventurë”.

Sot, theksoi Rama, “jemi në një situatë krejtësiht tjetër. Jo se jemi në një situatë ku mund t’i themi shqiparëve vini buzën në gaz, por sepse jemi një situatë kur kemi përcaktuar rrugën, ritmin dhe kemi të përcaktuar daljen nga tuneli i gjatë ku Shqipëria u fut thellë e më thellë pa rrugëdalje, në një sistem ekonomik që bazohej nga remitancat e emigrantëve nga ndërtimi dhe tregtia, pa një strkuturë të rritjes së qëndrueshme. Ne e rikthyem ekonominë në drejtimin e një rritjeje të qëndrueshme”.

Duke folur për energjinë, Rama tha se, “e kthyem nga një sektor të paralizuar nga kanceri në një sektor që do të na japë rritjen e ekonomisë, por kjo nuk bëhet sa hap e mbyll sytë”.

Reformat, tha Rama, “janë operacione që kërkojnë, pasion, durim dhe kohën e tyre. Rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë, por në 2 vjet kemi prodhuar rezultate të dukshme që janë shumë më të dukshme se pikëmbërritja. Janë stacione që na japin inkurajim të madh, jemi ende larg nga pikëmbërritja e reformave”.

Next Post

Arrestohet një belg i përfshirë në atentatet e Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In