Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi në ‘Facebook’ me disa imazhe nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës si dhe lajmin e mirë për shpërblimin për festat e fundvitit që ata do të përfitojnë.
“MIRËMËNGJES! Dhe me lajmin e mirë se këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se, qeveria miratoi ditën e djeshme (20 dhjetor) vendimin për të shpërblyer me një pagë mujore punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë.
/a.r