• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dispozita në Kushtetutën amerikane që rrezikon fushatën e Trump

by A R
21/12/2023 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të rifituar Shtëpinë e Bardhë janë vënë në rrezik nga dy fjali që i janë shtuar Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara 155 vjet më parë.

Gjykata e Lartë e Kolorados mori një vendim historik të martën që e ndalon zotin Trump që të përfshihet në fletën e votimit në atë shtetet në bazë të pikës 3 të Amendamentit të 14. Kjo shtesë ligjore e ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj.

Kjo është hera e parë në histori e përdorjes së kësaj dispozite për të ndaluar dikë që të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të ketë fjalën e fundit nëse vendimi i gjykatës së Kolorados qëndron.

Nëse ndodh, gjë që shumë ekspertë ligjorë thonë se ka gjasa të pakta, kjo do t’i jepte fund fushatës së zotit Trump, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë do të zbatohej në të gjitha shtetet.

Po ashtu, kjo hap shtegun e një bote të re lufte politike, pasi politikanët në të ardhmen do të shfrytëzonin vendimet gjyqësore për të skualifikuar rivalët e tyre në bazë të së njëjtës dispozitë.

Madje, disa konservatorë kanë menduar ta përdorin dispozitën kundër Nënpresidentes Kamala Harris, e cila mblodhi para për lirimin me kusht nga burgu të të ndaluarve gjatë dhunës pas vrasjes së zotit George Floyd në Minneapolis. Ata thanë se edhe kjo duhet të konsiderohet si një “kryengritje” kundër Kushtetutës.

Të vetëdijshëm se çështja kishte shumë gjasa të shkonte në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, vendimi 4-3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do të hyj në fuqi deri më 4 janar, një ditë para printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet paraprake në atë shtetet, ose derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim.

Teknikisht, vendimi i Kolorados zbatohet vetëm në atë shtet ndërsa sekretarët e shteteve të tjera po lëshojnë deklarata duke thënë se zoti Trump mbetet në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake.

Por vendimi i Kolorados mund t‘i inkurajojë shtetet e tjera që ta përjashtojnë emrin e zotit Trump nga fletët e votimit.

Aktivistët u kanë kërkuar zyrtarëve të zgjedhjeve shtetërore që ta bëjnë këtë në mënyrë të njëanshme, por asnjë nuk e ka bërë. Janë ngritur dhjetëra padi, por të gjitha dështuan deri në Kolorado.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk ka marrë asnjëherë vendim lidhur me atë që nënkupton pika 3 e Amendamentit 14. Apelimi nga fushata e zotit Trump nuk pritet të depozitohet këtë javë.

Gjykata e Lartë mund të marrë vendime të ndryshme, që nga mbështetja e vendimit të Kolorados apo hedhja poshtë e tij. Një tjetër alternativë mund të jetë edhe shmangia e pyetjeve thelbësore. Por shumë ekspertë paralajmërojnë se do të ishte e rrezikshme që të lihej pa përgjigje një pyetje jetike kushtetuese.

“Është e domosdoshme për stabilitetin politik amerikan që të kemi një zgjidhje përfundimtare juridike të këtyre çështjeve sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi menjëherë pas vendimit Rick Hasen, profesor i drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. “Votuesit duhet ta dinë nëse kandidati që ata po mbështesin për president ka të drejtë të kandidojë”.

Gjykata e Lartë përbëhet nga nëntë gjyqtarë, gjashtë prej tyre të emëruar nga presidentë republikanë, mes tyre tre të emëruar nga vetë zoti Trump.

Pjesërisht për shkak se kjo është një bazë ligjore krejtësisht e re, është e vështirë të parashikohet se si do të vendosin gjykatësit individualisht bazuar në ideologjinë e tyre.

Disa nga mbështetësit më të fortë të përdorimit të dispozitës në fjalë kundër zotit Trump kanë qenë teoricienë dhe avokatë të njohur konservatorë , të cilët argumentojnë se gjykatat duhet të zbatojnë fjalët aktuale të Kushtetutës. Ata argumentojnë se nuk ka vend për interpretim dhe se zoti Trump është qartësisht i skualifikuar.

Të shtatë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Kolorados janë emëruar nga demokratët. Por ata ishin të ndarë në votimin 4-3. Shumica citoi një vendim nga zoti Neil Gorsuch nga koha kur ai ishte gjyqtar federal në Kolorado. Zoti Gorsuch është një prej të emëruarve në Gjykatën e Lartë nga zoti Trump.

Ai pati marrë vendimin se një i lindur në Guayana, por që ka marrë shtetësinë amerikane, nuk i plotëson kushtet e vendosura nga Kushtetuta për të qënë në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, gjykatat hezitojnë të kufizojnë zgjedhjet e votuesve. Shtrohet pyetja nëse një mosmarrëveshje ligjore zgjidhet më mirë nga njerëzit që votuesit kanë zgjedhur për të hartuar ligjet apo nga gjyqtarët e pazgjedhur? Kjo është një arsye se pse të gjitha paditë e tjera ndaj pikës 3 të Amendamentit 14 kanë dështuar deri më tani.

Pika 3 e Amendamentit të 14-të u shkrua për të mbajtur larg posteve të qeverisë ish drejtuesit e konfederatës. Shtesa ligjore përjashton nga mbajtja e posteve publike të gjithë ata që më parë kanë bërë betimin por që janë përfshirë në kryengritje ose rebelim kundër shtetit ose kanë ndihmuar armiqtë. Pika 3 thotë se kjo dispozitë mund të ndryshohet me votën e dy të tretave të secilës dhomë të Kongresit.

Dispozita u përdor shpesh në vitet menjëherë pas Luftës Civile, por nuk u përdor më pasi Kongresi miratoi një amnisti në vitin 1872 për shumë veteranë të konfederatës.

Sipas hulumtuesve, rasti i vetëm i përdorimit të dispozitës në shekullin e 20-të ishte në vitin 1919 kundër një ligjvënësi socialist i cili kundërshtonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore./VOA

Next Post
Mbi 800 efektivë dhe kamera me rezolucion të lartë, ja plani i masave të Policisë për protestën e Rithemelimit

Mbi 800 efektivë dhe kamera me rezolucion të lartë, ja plani i masave të Policisë për protestën e Rithemelimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In