Analistët Ermir Gjinishi dhe Preç Zogaj debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për “rebelimin” e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, pasi u largua nda qeveria.
Ndërsa Gjinishi u shpreh se Spiropali nuk ka asnjë meritë sepse gjithçka e përfitoi nga Rama që e mori nga rruga, Zogaj tha se ajo është politikane karriere që ka bërë punë të mirë si ministre e Jashtme.
Pjesë nga debati
Gjinishi: Kjo është nga ata njerëz që Rama mori nga rruga, e bëri deputete. Nuk e ka hapur kurrë gojën kur Rama preu koka më të forta se kjo. Tani që e hoqi nga ministrja, foli kjo.
Zogaj: Është politikane karriere. E ka nisur karrierën nga shkalla e parë.
Gjinishi: Asgjë ska bërë, s’ka firmosur një bordero.
Zogaj: Nuk duhet t’i thotë këto gjëra kjo?
Gjinishi: Po na bën thirrje për merita, kjo i ka marrë të gjitha pa merita.
Zogaj: I bie të mos ketë kriticizëm kurrë.
Gjinishi: Nuk më bën dot leksion për paqe një kriminel. Këto kanë krijuar këtë Rilindje, kanë pranuar të marrin poste drejtuese pa meritë. I kanë bërë fresk liderit. Do ta pranojë zonjën vetëm një rast, ta bënte kritikën në postin e ministres.
Zogaj: Ke ide si funksionon politika?
Gjinishi: Kur nuk jam dakord, hedh çelësat, ky është morali.
Zogaj: Ka në vite që edhe unë, kam mendimet për kazermimin e PS. Dalin një ditë prej ditësh 2 njerëz, nuk flasin si unë dhe ti, sepse janë parti dhe mendojnë si parti, njeriu partiak kërkon të rrijë, ata edhe mund të pranojnë, se ata kanë nevojë tani për të inkurajuar këtë debat brenda partisë. Nuk i hyj fare, ajo ka qenë deputete, kryetare parlamenti, ministre, ka marrë pjesë në shumë fushata. Ka dalë në fushata vetë.
Gjinishi: Ore di ndonjë arritje të kësaj zonje ti? Ajo me veten në rregull është. Për shqiparët, cfarë ka bërë kjo?
Zogaj: Ishte ministre e jashtme e mirë.
Gjinishi: Çfarë arritjesh ka? Vetëm Shqipëria ka ministre me 1 kg botoks dhe asnjë produkt diplomatik. I vë notën 10 ai që ka bërë gati këtë shkrim dhe ia ka dhënë dhe i ka vënë emrin e kësaj.
Rakipi: Preci thua ti? Jo jo nuk e ka bërë Preçi.
Gjinishi: Nuk thashë, por është fjalim i bërë.











