• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama e Meta, provokim cinik për Doktorin

by
10/06/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një mënyrë për ta quajtur tjetrin gënjeshtar edhe pa e thënë këtë fjalë të rëndë. Ka shumë mënyrë për ta provokuar atë duke llogaritur si në shah, lëvizje pas lëvizjeje, çfarë bën njëri në pritje që të përgjigjet tjetri. Eshtë një llogari si ato që ndodhin zakonisht në një dialog politik shqiptar: batutë pas batute. Thuaj një batutë dhe prit batutën e tjetrit.

Dje, dy drejtuesit e të majtës kanë provokuar rëndë doktor Berishën. Paradite ai ju dha fytyrën kamerave dhe gojën plot mllef mikrofonave për të folur për zgjedhjet, për çorapet, për lirinë e medias, TV Klan-in, Top Channel-in e Agon-in, për sëmundjet e Ramës dhe përapëlqimet e Metës. Dje, ata kthyen përgjigje.

Njëri me qetësi, por pa dashuri.

Tjetri me ironi e revansh, por pa mëshirë.

I pari e bëri Meta paradite. E pasoi Rama në mbrëmje. Me një llogari cinike për ta nxjerrë zotin Berisha nga rrjetet sociale e konferencat e shtypit në zyrë, në sheshet e mitingjeve. Ata gati i thanë se nuk i shkon të fshihet mbas “fustanit të Facebook”-ut, por duhet të fillojë të përveshë mëngët, të veshë antiplumbin e zakonshëm dhe të marrë në dorë mitralozin e rëndë për të bërë betejën e rradhës politike. Një betejë të cilës deri më tani, luftëtari i paepur i të gjitha betejave epike të politikës shqiptare, i është shmangur.

I është shmangur dhe e ka refuzuar.

Sepse e kanë refuzuar.

Kjo fushatë nuk i ngjan gjëkundi traditës shqiptare. Hungërimat e “luanit” që i jepte tonin ndeshjeve politike në vend, janë kthyer në mjaullima të lezetçme që as nuk trembin njeri përballë dhe as nuk frymëzojnë njeri në krah.

Duke u bërë normale, siç duhej të ishte, fushata e sivjetshme ngjan monotone. Të gjithëve ju mungon pak aromë autoktone shqiptare në fushata të kuruara si në SHBA, por për aktorë lokalë ballkanas.

Meta e përgënjeshtroi dje Berishën që pretendoi se emri i zotit Kosova ka qenë një emër konsensual dhe i pranuar nga ta në 2007 për postin e Presidentit të Republikës.

Cinik deri në fund Meta i thotë Berishës se kjo është vetëm një gjysëm e vërtetë sepse gjysma tjetër e së vërtetës është që vetë Doktori nuk e ka pranuar atëherë Doktorin.

Po dje në mbrëmje, Rama rimorri një batutë të vjetër për zotin Berisha. E quajti me ironi Plaku Mere, me emrin e personazhit të famshëm të Dritëro Agollit. Duke pretenduar se ai po e mban ende PD-në si tespiet e personazhit të djeshëm dhe se njëra nga goglat është kundërshtarja e Ketit të PS & LSI-së.

Të dy bashkë me siguri presin përgjigjen e Doktorit që nuk mund t’i falë terrenin e dueleve publike. Sidomos ato që kanë të bëjnë me batuta. Me siguri edhe vetë Doktori e di që ky është kurth që i ngrenë kundërshtarët. Ndoshta njëlloj si të enjtet e Parkamentit që e lenë të flasë pafund me parimin: zhurma mbyt zhurmën. Njëlloj si nesër (është e enjte) kur Doktori do të vijë në parlament.

Rama e Meta e llogarisin Doktorin në fushatë si një gur që godet dy e më shumë zogj.

Zogu i Parë, Lulzim Basha si kryetar partie dhe opozite.

Zogu i Dytë, zogjtë e tjerë edhe të rinj në moshë, edhe të trembur të PD-së, që po provojnë për herë të parë aromën e hidhur të një fushate.

Zogu i Tretë, edhe ndonjë shpresë për së paku pak dinjitet në humbjen e paracaktuar.

Dhe së fundi, për ta bërë vetë Doktorin një gur në këmbët e PD-së e për ta fundosur edhe më thellë partinë që erdhi në politikë si shpresë për gjithë vendin dhe po tkurret tërësisht pa shpresë në minimumet e saj.

I mbetet Berishës të vendosë. Në 2011, në fushatën e Bashës, e përzunë dhe u vetëpërzu  nga Tirana,  i vinte vërdallë kryeqytetit deri në Sauk, por kthehej pas, i afrohej nga Farka, por ikte sërish, sulej në Kamëz, por Tiranës i largohej sikur ai vetë të ishte djall dhe kryeqyteti të ishte kryqi dhe temjani i tij.

Katër vjet më pas, dy kundërshtarët e tij po e sfidojnë hapur. Po e trazojnë në nervin e zbuluar që i dhemb dhe mezi po presin që në fitoren që pretendojnë të marrin, t’i faturojnë Doktorit pjesën më të madhe të humbjes së palës përballë. Sipas zakonit që në PD Doktori ka bërë edhe fitoren, edhe humbjen. Ndaj ata të dy, Rama e Meta provokojnë që Doktori të njehsohet përfundimisht me humbjen. Por nëse nuk ka një llogari të tillë, çfarë mbetet më pas është shumë më e rëndë. Mos po e bëjnë thjesht dhe vetëm për t’u tallur?

Next Post

Ambasadori amerikan të rinjve: Po nuk votuat, mos u ankoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë -

Rusia fillon mobilizimin, Zelensky lëshon alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë në frontin rus

September 29, 2026
UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

September 29, 2026
“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

September 29, 2026
Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

September 29, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi Eduart Kuçin dhe postoi pamjet në rrjetet sociale, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin Jozefin Marku!

September 29, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com