• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama e Meta e dinë”/ Karamuço: Kush është “Çelësi”, zyrtari i lartë shqiptar që ka tentuar t’i shesë sekrete shtetërore një diplomati të huaj

by Java News
24/06/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar ka tentuar të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”.

Historia është bërë e ditur nga raporti vjetor i Shërbimi Informativ Shtetëror. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje.

Zyrtari shqiptar identifikohet nga SHISH si “Çelësi” dhe diplomati i huaj si “Rezidenti. Funksionari është kapur në përgjime, ndërsa ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Karamuço zbulon se zyrtari i kabinetit qeveritar do t’i shiste sekrete shtetërore diplomatit, në këmbim të shkollimit të djalit të tij jashtë.

Sakaq, diploamti është dëbuar nga vendi, ndërsa funksionari është shkarkuar nga detyra, por nuk është arrestuar. Për këtë ngjarje, tha eksperti janë vënë në dijeni Presidenti i Republikës dhe kryeministri.

“Dyshohet që është një funksionar i lartë që vitin e kaluar që ka komunikuar me një diplomat, kanë pasur shumë kontakte. Ai ka marrë para i është dhënë edhe një bursë nga ai shtet dhe në këmbim të kësaj ka dhënë informata sekrete shtetërore. Pseudonimi  i tij është “çelësi” dhe i huaji është “rezidenti”. Është një histori që është mbajtur sekret.

“Çelësi” është një funksionar i kabineteve të larta qeveritare. Ka marrë para dhe ka çuar djalin në një shkollë jashtë vendit në këmbim të sekreteve shtetërore. “Rezidenti” është i huaji, e ka marrë në restorante jashtë Tirane. I ka qarë hallin, që unë kam vetëm një rrogë, dua të çoj djalin jashtë. Ky i ka thënë do të ndihmoj për djalin. Kanë rënë dakord. Deri këtu mbyllet historia e publikuar nga SHISH.

Diplomati është larguar menjëherë dhe është shpallur non grata. Ndërsa zyrtari nuk e ka konsumuar si vepër. Presidenti dhe kryeministri janë në dijeni të kësaj ngjarje që ka ndodhur vitin e kaluar. Ai është lëvizur nga posti, por nuk është arrestuar. Bëhet fjalë për kabinetin e ngushtë”, tha ai.

Eksperti shton më tej se duhet të mësojmë se cili është “çelësi” i kapur në përgjime. “Ne duhet të dimë kush është “çelësi”. Ky vend nuk mund të shitet për shkollim djali. Unë dua ai person që e ka bërë këtë gjë duhet të shkojë në burg. SHISH ka dashur ta bëjë në një formë skupi për të rritur edhe vigjilencën në shoqëri. Ne i dinim të vjetra këto. Do ketë të tjera tentativa dhe ne nuk duhet të kemi njerëz që shiten kaq lirë”, tha Karamuço./m.j

Next Post

Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

September 14, 2026
Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

September 14, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

September 14, 2026
Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

September 14, 2026
Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

September 14, 2026
Izraeli godet selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, thirrje njerëzve të evakuohen nga shtëpitë

Izraeli shton valën e bombardimeve të përgjakshme në Liban, të paktën 13 të vdekur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

September 14, 2026
Publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, zbardhet axhenda e Kombëtares shqiptare, nga grumbullimi te stërvitjet

September 14, 2026
Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

September 14, 2026
“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Turni i tretë dhe tik-toku

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com