Rama e kthen platformën e bashkëqeverisjes në ligj: Të mbështetet qytetari, t’i jepet zgjidhje çdo problematike

Në mbledhjen e saj të parë, qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për bashkëqeverisjen, duke i hapur kështu rrugë, kthimit në ligj të
platformës së bashkëqeverisjes, shqipëriaqeduam.al.

Ndër të tjera, ligji i bashkëqeverisjes parashikon sanksione financiare dhe administrative për zyrtarët që nuk u kthejnë përgjigje në kohë qytetarëve.

Kryeministri Rama njoftoi se në “projektligj është adresuar i gjithë bagazhi i eksperiencës dhe mësimeve të marra nga funksionimi i platformës gjatë mandatit të dytë”.

Sipas tij, marrëdhënia e institucioneve me publikun në këtë shtet nuk mund të jenë opsionale, por detyruese.

“Kjo duhet të jetë një marrëdhënie detyruese, e përpiktë, moralisht dhe ligjërisht. Siç lini çdo gjë për të shkuar në parlament kur ju kërkon interpelancë një grup deputetësh, duhet të lini çdo gjë tjetër kur një qytetar mbetet pa përgjigje, mbetet pa zgjidhje, mbetet pa adresë, për shkak të zinxhirit të varësisë suaj, i cili nuk e përfill dhe duhet të tundni dynjanë njësoj sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj, vëllai juaj, motra apo djali juaj”, u tha Rama anëtarëve të Kabinetit.

Rama u bëri thirrje Ministrave që të gjithë të jenë shëmbëlltyra e vullnetit ligj zbatues të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com