• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama e ka hallall edhe një mandat të tretë, por…”/ Mediu: Godo ka qenë mësuesi im. Kam raport absolut me Berishën

by Java News
16/01/2021 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga qëllimet parësore për opozitën është shndërruar tashmë ndër vite, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe qëndresa ndaj çdo tentativë për manipulim.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, teksa Mediu u pyet për këtë shqetësim i cili përsëritet gjithnjë në periudhë zgjedhore, tashmë prej vitesh, kreu i PR-së u shpreh se në analizën e tij, Rama nuk kërkon vetëm një mandat të tretë, por përjetë.

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Albani Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do.

Mediu rrëfeu dy prej emrave të cilët në historinë politike, meritojnë vlerësimin e tij. Kreu i PR-së zgjodhi të veçonte Sabri Godon, themeluesin e Partisë Republikane Shqiptare, si mësuesin e tij në politikë, e më tej ish-kryeministrin Berisha për lidershipin.

Fatmir Mediu: Në historinë time politike ata që vlerësoj pamasë, i pari është Sabri Godo, i cili ka qenë mësuesi im në politikë dhe shpresoj ta kem justifikuar sadopak, dhe në qoftë se ka ndonjë gjë që s’ka shkuar edhe pse nuk jeton sot unë i kërkoj ndjesë.

Padyshim lidershipin e z.Berisha si kryeministër që ofroi një partneritet të jashtëzakonshëm që Partia Republikane të ishte bashkëpunëtore, kontributore, sidomos në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik i Shqipërisë

Alban Dudushi: Ju mungojnë këta dy njerëz në këtë moment?

Fatmir Mediu: Sabri Godo më mungon shumë dhe herë pas here përpiqem të kujtoj ndonjë fjalë të mençur të Sabri Godos, për shembull ai thoshte ‘nuk lidhet pylli me një litar’, ‘berberi i ri e mëson dorën në kokën e fukarait’. Kishte disa shprehje të cilat unë përpiqem t’i vendos ndonjëherë vend e pa vend.

Berisha, absolutisht, unë vazhdoj të kem një raport jo vetëm respekti absolut, karshi atij si lider politik, por sidomos kemi ndërtuar një raport njerëzor edhe familjar që domenthënë vlen shumë për të qenë i drejtë me veten dhe nuk kam parë ndonjëherë te Berisha që të sillet si lideri me vartësin, por gjithmonë në një partneritet i cili ka arritur sidomos nga viti 2001 deri në vitin 2005 të bënte disa lëvizje të cilat janë një mësim, udhëzues shumë i mirë se si opozita duhet të funksionojë dhe duhet të bashkohet.

 g.kosovari

Next Post
Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit/ Vëllezërit nuk “ndalen” as kur ndërhyn Patrulla

Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit/ Vëllezërit nuk “ndalen” as kur ndërhyn Patrulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

September 27, 2026
Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

September 27, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Babo digjet e Klodi krihet”, kush janë “trimat” dhe “tradhtarët”

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com