• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama e Berisha, dy armiq në dispozicion të urrejtjes

by Lorenc Vangjeli
05/10/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dy rezoluta për të njëjtën temë janë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Një javë më parë, një rezolutë e ngjashme është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ngjarjet dramatike të 24 shtatorit. Thelbi i tyre është i ngjashëm: dënimi me termat më të fortë të mundshëm të agresionit terrorist në Veri të Kosovës.

Rezoluta në Prishtinë u miratua me shumicë dërmuese votash. Akti i luftës së paprovokuar në kufi ishte arsye e mjaftueshme për të çarmatosur kundërshtarët politikë në Prishtinë, për t’i bërë ata bashkë në këtë pikë, ndonëse janë më larg se kurrë. Edhe pse termat e preferuar në Ballkan, heronj e tradhëtarë, kanë fituar qytetari të plotë në sallën që dikur detyrohej të qante nga gazi lotsjellës e sot shpesh shndërrohet në arenë lufte, deputetët u sollën si luftëtarë nën të njëjtin flamur. Albin Kurti dhe partia e tij, shpesh të mallkuar po me termat më të fortë të mundshëm prej kundërshtarëve, morri konsensus politik në vend. Siç dhe do të duhej të ishte dhe siç do të duhej të ndodhte. “Alkimia” politike që kushtëzon se përballë agresionit nga jashtë, bashkohet shtëpia brenda, kësaj here fatmirësisht funksionoi drejt.

Ka pak shpresë se një gjë e tillë do të ndodhë në Tiranë. Tradita sugjeron se maxhoranca dhe opozita do të ndeshen sërish për epërsinë e njërit draft ndaj tjetrit. Sherri do të nisë me “Kush e solli i pari dhe meriton lëvdata” dhe nuk do të ndalet me “Kush ishte i dyti që kishte refuzuar ta bënte më parë këtë gjë”. Me lehtësinë e përtypjes së farave të lulediellit, do të pështyhen akuza për të shitur në të sotmen dhe tradhëtarë që nga e djeshmja. Do të përmendet Vuçiçi si padroni i sotëm i Ramës argat dhe do të thirret në apel ish-shefi i tij Milosheviç, si blerës i renegatit Berisha. Do të rihapet historia e Open Ballkan si një pazar ende i pambyllur për ringjalljen e ish-Jugosllavisë së vdekur dhe do të riemërohet armiqtë e Perëndimit të mbyllur në kafazin e Non Gratës. Do të shfaqen në ndonjë ekran telefoni pamjet e votimit kundër të rezolutës që dënonte genocidin në Kosovë dhe do të rikujtohet se kurimin e plagëve të luftës nuk mund ta bëjnë Doktorët e krimit.

Në emër të ndihmës e dashurisë kushtetuese për Kosovën dhe kombin, do të konsumohet pafund urrejtje politike tipike shqiptare. Nëse do të besoheshin symbyllur të gjithë ata që do të ndeshen për rezolutat në Kuvend, publiku nuk do të kishte mundësi tjetër veçse të pranonte se politika në Shqipëri është e përbërë nga një grusht tradhëtarësh që janë në garë kush t’i shërbejë më shumë Beogradit. Fatmirësisht nuk është kështu. Ky ndoshta është momenti për të besuar se e liga nuk vjen vetëm për të bërë keq dhe mosbesimi tek klasa politike në vend, kësaj here bën një punë të mbarë: sugjerimi reciprok për tradhëtarë e të shitur është thjesht i gabuar. Eshtë perceptim tarrallak nga një shumicë dërmuese e atyre që flasin e që nuk janë në vendin e duhur, ndërsa frymëzimi mbi çfarë flasin, është thjesht produkt verbërie.

Ky mëkat i trashëguar ka të bëjë me raportin ndaj pushtetit që vendosin palët. Politika reflektive që sheh zi kudo vetëm sepse tjetri betohet se aty zbardh gjithçka, është jo vetëm traditë. Eshtë sëmundja e një dilentantizmi fatal, është rendja idiote mbas kokrrës së ullirit kur thyhet e derdhet qypi i vajit, është paaftësia ulëritëse për të gjetur arsye edhe tek kundështari më i egër. Në Tiranë janë të gatshëm të grinden edhe për ditët e kalendarit edhe sepse kalendari i të gjithëve ka mbetur vetëm tek armiqësia pa kushte. Në tre dekada pluralizëm, Tirana zyrtare, klasa politike e saj, nuk ka ende asnjë kapitull “të shenjtë” ku të falen e të besojnë të gjithë së bashku dhe të gjithë njëherësh. Ku atë që bën njëra palë në opozitë, ta pranojë pala tjetër kur vjen në pushtet.

Të enjten Edi Rama e Sali Berisha do të jenë armiq në dispozicion të urrejtjes. Rama do të jetë njeriu që po shet Kosovën dhe po e qeveris Shqipërinë sipas vullnetit të Vuçiçit, kurse Berisha do të vazhdojë të jetë thumbi i ngulur në tru të vendit, hipokriti që ka dëmtuar më shumë se kushdo pikërisht Kosovën. Të bashkuar nga përjashtimi total i tjetrit, ky do të jetë rasti i rradhës për të kuptuar se urrejtja është profesioni që udhëheq pasionet në politikën arkaike shqiptare. E aftë të ndahet si dikur kur e thërriste në apel Rambujeja, e paaftë të bëhet bashkë edhe tani kur apeli vjen nga rreziku, të cilit ju dëgjuan të shtënat, por që e mban ende plumbin në tytën e armës.

Next Post
Trafiku i drogës/ Policia gjermane sekuestron 240 kg kokainë që vinte nga Amerika Latine, 3 shqiptarë në pranga

Trafiku i drogës/ Policia gjermane sekuestron 240 kg kokainë që vinte nga Amerika Latine, 3 shqiptarë në pranga

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Më mirë të vdekur, sepse në botën e përtejme, do të duhen me siguri.
    Kjo është sentenca.
    Të tjerat, janë pordhë me rigon, apo si një shurrë më këmbë – shpejt e shpejt, made in Mul Nokë myslimanit, në rrëzë të xhamisë së namazgjasë….
    Pirdh një palë, akoma më keq pala tjetër.
    Me rigon njëri, me erë hudhër pordhët tjetri.
    Ftohur ndë bythë njera palë, dhjet bark pala tjetër.
    Njëlloi Zalua me Balon.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In