• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama e Basha, për pasojën më parë se shkakun

by Lorenc Vangjeli
07/06/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E shkuara tashmë është shndërruar vetëm në histori: tentativa për një votim gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike të reformës në drejtësi, maxhorancë plus opozitë, dështoi të hënën.

Takimi i gjatë i Pallatit të Kongreseve nuk prodhoi as kompromis dhe as shpresë që çfarë dështoi dje në bisedime, të ketë mundësi që të funksionojë nesër me votim.

Minutat dhe orët pas takimit të duhur me përfundim të “gabuar”, sollën një diferencim edhe më të madh mes palëve.

Pa mbushur 24 orë nga takimi, Rama, duke folur për reformën në shëndetësi, tha me ironi se pavarësisht sukseseve, do t’i duhej të duronte gjuhën e baltës nga kundërshtarët. Kurse Basha duke kërkuar largimin e ministrit Tahiri për çështjen e përgjimeve, tha se ai duhej të pasohej nga largimi i vetë Ramës.

Po kështu, në të njëjtin hark 24 orësh, është diskutuar për mundësinë e Planit B të Ramës, që parasheh bashkim të votave me individë nga opozita, jashtë vullnetit të saj politik. Një plan që merr si përgjigje, kërcënimin ekstrem të PD-së se një gjë e tillë do të thotë bojkot përfundimtar me djegie mandatesh nga deputetët e tjerë të saj.

Edhe PS, me Ramën, edhe PD me Bashën duke nisur me momentet e para të dështimit të tryezës, u morrën me shpjegimin e arsyeve të dështimit.

Edhe Rama, edhe Basha, sikundër ishte e lehtë të mendohej, u angazhuan personalisht që faturën e dështimit ta personalizonin me emrin, fytyrën dhe logon e kundërshtarit.

“…më vjen shumë mirë që t’u them sot të gjithë shqiptarëve që i bëmë të gjithë përpjekjet e mundshme për t’ia dhënë kundërshtarëve tanë politikë një mundësi reale kompromisi, pa cenuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. …Partia Demokratike nuk ka lënë gur pa luajtur, marifet pa përdorur, justifikim pa nxjerrë për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj”, tha Rama të hënën rreth orës 20.00.

Si një pasqyrë e përmbysur e të njëjtit realitet, Basha përdor të njëjtat fjalë për ta hedhur pataten e nxehtë të dështimit në prehërin e kundërshtarit.

“Kam keqardhje të madhe të konstatoj se pala tjetër erdhi në tryezë me konkluzione të parapërgatitura, me një fjalim të përgatitur, jo për të kërkuar zgjidhje, jo për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, por për të krijuar alibinë se pse nuk mund të ketë reformë konsensuale dhe mundësisht, t’i hidhet faji kundërshtarit”, tha Basha, po të hënën, rreth orës 20.15.

Nëse do të krijohej një distancë nga tryeza, do të vihej re lehtësisht se i vetmi lajm që ajo prodhoi, ishte se dhe vijimi i javës, muajit apo ca më shumë vitit në vijim që është dhe vit elektoral, do të kenë të njëjtën fytyrë: palët më shumë se për suksesin e përbashkët, investohen për të gjetur adresën për dështimin vetjak.

Dhe kjo ndodh sipas një mendësie ende të pakapërcyer në politikën shqiptare, e cila i ngjan ngulmit të zakonshëm në Ballkan, ku dikush preferon të jetojë me një sy, me kusht që fqinjit t’i hiqen të dy sytë. Sado që ndryshon në formë dhe në thelb, edhe Reforma në Drejtësi apo shumë çka tjetër në Shqipërti, me këtë përplasje të mbartur egërsisht në vite mes shumicave dhe pakicave që bëjnë rotacion në vend, për fat të keq nuk pati fat tjetër. Së paku kësaj here, po aq i rëndësishëm sa të gjendet shkaku se pse ndodhi, duhet të indetifikohen pasojat e asaj që ndodhi dhe që do të ndikojnë mbi të gjithë shqiptarët. Të majtë e të djathtë, të cilët dhe këtë herë, si pothuaj përherë, patën mundësi që të identifikojnë një klasë politike të paaftë të luajë lojën e fortë, të mençur e euroatlantike të kompromisit. Vetëm në Ballkanin tradicional kompromisi konsiderohet si dobësi, kur në fakt është tërësisht ndryshe! Gjetkë barazimi i mundëshëm është fitore e dyfishtë. Sepse vetëm humbja e kundërshtarit nuk do të thotë kurrsesi se është fitore e palës tjetër. Siç konsiderohet gabimisht në Tiranë.

Next Post

Ja 4 shpjegime shkencore... sesi mund të përfundojë bota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

January 8, 2026
Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

January 8, 2026
Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

January 8, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

January 8, 2026
“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In