• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Rama duhet të gjejë “besnikët” e dobishëm, disa nga njerëzit e tij i ndezën qiri djallit

by Lorenc Vangjeli
28/07/2021 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kryeministri Edi Rama në shtator do të formojë qeverinë e re. Në dy mandatet e para ka pasur nje grup “besnikësh” të cilëve u ka besuar postet ministrore për një kohë të gjatë, a mendoni se do të vijojë të qeverisë po me këta emra?

Jo për humor, por për seriozitet, jo si fotografi teorike, por si domosdoshmëri e shprehur në praktikë, termi “besnik” për antarët e kabinetit është i tepërt. Një ministër është i tillë në raport me kryeministrin edhe kur vendos të punojë kundër tij. Kundër në disa kuptime: kur punon keq apo kur ka një anxhendë personale. Dhe kjo është me shumë se e pamundur, aq më tepër në kushtet e Shqipërisë dhe përballë një kryeministri atipik si Rama, problemi i të cilit nuk është të gjejë “besnikë” për në kabinetin e tij, por që në mes të tyre të gjejë besnikët e dobishëm. Në dy kabinetet e tij ka pasur disa të tillë, ashtu siç ka pasur ministra që jo publiku, por edhe ai vetë, jua ka harruar emrin apo arsyen se pse i kishte zgjedhur në tryezën e tij. Siç ka pasur e ka të tjerë që befasia më e madhe që ju ka ndodhur në jetë ka qenë pikërisht apeli që ju ka bërë Rama për t’i thirrur në kabinet. Përballë tyre edhe disa individë, fatkeqësisht shumë të paktë, të ardhur kryesisht nga politika dhe të rritur në politikë, që kanë bërë detyrën drejt e mençur. Askush nuk e di se cilët janë emrat që do të zgjedhë Rama dhe mbi të gjitha, kriteret që ai do të vlerësojë për ekipin e tretë të mandatit të tretë. Në këtë pikë, zakonisht ai thjesht befason dhe duket se kriter i parë është pikërisht befasia që të gjithë neser të thonë: po këta, nga i gjeti? Gjithë dy javëshi i gushtit do të sjellë emra dhe formula që do të përgënjeshtrohen të nesërmen nën të qeshurën tallëse të Ramës nga Dhërmiu. Kush thotë se di çfarë ai mendon në këtë pikë, në rastin më të mirë e ekzagjeron dhe përkëdhel veten me vetbesim të tepruar. Kjo është loja e tij, kjo është zgjedhja vetjake e kryeministrit që mund të gradojë në diamant çdo copë guri rruge dhe të trajtojë si gur edhe gurët e paktë “të çmuar” të socialistëve. Por me shumë gjasa, në kabinet do të jenë të gjitha karakteret, që nga njerëzit e dobishëm tek ata që i kanë gjetur dobi marrëzisë, nga lolipopistët e zhurmshëm, deri tek profesionistët e heshtur. Nga njerëzit që vijnë në karrierë nga politika tek njerëzit që i katapulton në politikë, rasti i lumtur që prodhohet nga ai që quhet rëndom fati i budallait. Sepse, në Shqipërinë kaotike të 30 viteve me sistem kaotik karriere, me hierarki morale, profesionale e të çdo lloji me kokë të përmbysur dhe këmbë lart, si rregull dhe jo si përjashtim flluskat fluturojnë lart!

Nga ana tjetër kemi edhe disa dosje nga pothuaj çdo ministri që po hetohen nga SPAK, a e kushtëzon kjo Ramën të mendojë për emra të rinj për të mos rrezikuar në të ardhmen?

Në mos informacioni, intuita, në mos intuita, vetëpërmbajtja dhe në mos vetëpërmbajtja, kurimi deri në detaj i interesit vetjak dhe atij politik e kanë mprehur instiktin politik të Ramës deri në pikën që në këtë lloj vendimmarrjeje ai të marrë parasysh edhe aktorin e ri që ka dalë në skenë: drejtësinë. Më shumë se prokurorët e SPAK-ut, është Rama ai që di se ku ka marrë ujë anija e tij në këto tetë vjet, ai e di më mirë se kushdo, se cili nga njerëzit e tij i ka ndezur qiri djallit dhe ka ngrënë vaktin e gatuar me miell korrupsioni. Qeverisjet në Shqipëri i kanë ngjarë në vite balonave fluturuese që për të qëndruar në ajër, duhet të shkarkojnë herë pas here peshat e tepërta. Mandati i tretë i Ramës do të shohë që nga koshi i balonës së tij në qiell do të fluturojnë drejt ferrit më të thellë personazhe befasues. Ata do të jenë fytyra e premtuar e ndëshkimit, simbol i kohëve të ndryshme, kurbani ndaj të ligës që është bërë mullar në 30 vjet, cirku që do të kënaqë revanshin e publikut që ndërkohë që ha bukë, do të shohë sesi kush ka qenë lart, do të zbresë poshtë. Në një botë gjithmonë e më shumë hipokrite si Tirana, që sa më shumë bëhet moderne, aq më tepër i shkëlqen provincializmi qesharak, ku edhe djajtë përtojnë të luajnë tashmë rolin e ëngjëjve dhe ëngjëjt e dikurshëm notojnë në mëkate, drejtësia do të vijë qoftë dhe pjesërisht, pa e shkatërruar këtë botë. Dhe dosjet e panjohura të SPAK-ut, me siguri do të jenë këshilltarët e fshehtë të Ramës në ekuacionin e tij për polifoton e qeverisë.

Nëse Rama vendos të ndryshojë kabinetin duke sjellë emra tërësisht të rinj dhe “anonim”, a përbën një kosto brenda partisë për të shkaktuar pakënaqësi dhe një lloj kundërvenie ndaj tij?

Rama nuk ka asnjë gram pushtet më shumë se Berisha dje dhe nuk do të ketë asnjë gram pushtet më pak se cilido që do të ishte në zyrën e tij. Diferencën me ta dhe epërsinë ndaj tyre Rama e kushtëzon me diferencën e pushtëtit moral. Në kryesinq e PS-së apo në asamblenë e saj, në qeveri apo në parlament, në publik apo vetëm, ai është siç e ka quajtur çuditërisht edhe vetë: i vetmuari i madh! Njëshi në Shqipëri nuk zgjedh bashkëpunëtorë, por vartës dhe me disa përjashtime gjithmonë e më të rralla, Rama ka gjithmonë e më tepër vartës dhe gjithmonë e më pak bashkëpunëtorë. Eshtë e vështirë të merret me mend nëse vetë Rama e pëlqen një gjë të tillë që është ëndrra e çdo burokrati në politikë. Duke mos qenë i tillë, duke qenë artist në formim dhe kundërremues i varkave që i merr rrjedha e kotësisë, ndoshta Rama duhet të kuptojë më mirë vetveten për ta rishpikur atë: një kundërshtar i mençur është shumë më i dobishëm se 101 servilë budallenj. Të parët i mungojnë dhe ai zakonisht i mban larg, të dytët i përbuz në thelb, por thelbi i tij ballkanas, e shtyn t’i zbulojë, t’i marrë pranë, t’i përdorë gjatë ditës dhe t’i tallë me veten në vetminë e tij të natës.

Rama në ligjërimin politik të ditëve të fundit ka kritikuar ministra dhe kryebashkiakë për “tendera me probleme” që shpesh shkojnë në dyshime për korrupsion, është kjo një formë për tu shkëputur nga e kaluara, apo është qëllim i kryeministrit për të pasur protagonizëm politik dhe “veçuar veten” nga çështja korrupsion?

Rama është protagonist edhe kur flet, edhe kur hesht, kryesisht për tre arsye: e para sepse është Edi Rama, e dyta sepse është kryeministër dhe e treta sepse peisazhi politik përtej tij është kaq monoton, kaq gri, kaq mediokër në shumicë sa ai do të dëgjohej si zë pothuaj i vetëm edhe me heshtjen, edhe me zërin e tij. Eshtë pak a shumë si shkëlqimi i një qiriri në errësirë, në rastin më të keq apo si basketbollisti më i mirë në botën e miqve të Borëbardhës! Ndoshta instikti i thotë Ramës se duke nisur me shtatorin, lajmet drithëruese të paszgjedhjeve apo të verës me protagonist SPAK-un, do të jenë një shaka vere në krahasim me çfarë mund të ndodhë. Litari duket si i bërë me porosi për dy ish-ministra, fiks për vendin ku ata kanë mbajtur kravata për shumë kohë. Rama nuk ka nevojë për alibi në këtë pikë. Ai është pjesë e mekanizmit ndëshkues që në kohën kur ai bëri deklaratën më politike të jetës së tij të vrullshme: “Ju kam thënë partnerëve tanë ndërkombëtarë, ma sillni draftin e reformës në drejtësi dhe unë do ta firmos pa e lexuar”. E ka thënë në 2015-ën dhe sot po sheh se çfarë i këshilloi atëherë instikti, realiteti ja ka sjellë para syve. Si një armë automatike, të cilës ai po i rri nga pas qytës duke parë si dridhen të tjerët si qyqe nën ritmin tallava të verës: hajde luj qyqek! Një ritëm që e duan gjithë shqiptarët, që nga ai grusht drithërues e qiell Yjesh që janë me Fidelin në Tokio e deri tek dhembja nën diellin vanitoz të Dhërmiut që nxin “mish” të mrekullueshëm ballkanas me rroba banjo nga Stambolli.

Intervistoi: Fernanda Cenko, fjala.al

Next Post
Shoferi kroat mbron kolegun e tij: Ai donte të vinte në shtëpi, të përqafonte familjen! Ne e kemi një këmbë në varr, tjetrën në burg

Shoferi kroat mbron kolegun e tij: Ai donte të vinte në shtëpi, të përqafonte familjen! Ne e kemi një këmbë në varr, tjetrën në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In