• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama drekë me fermeret e qarkut të Kukësit, prezantohet skema e financimit

by Java News
10/02/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një drekë me fermerë të Kukësit, Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi dhe nga Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, prezantuan nismat e reja të qeverisë në lidhje me skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori. Mbështetja për këtë zonë është parashikuar për thertoret e reja, pikat e grumbullimit të qumështit dhe për investimet në agroturizëm. Këto nisma u prezantuan shkurtimisht nga ministri i Niko Peleshi.

Ministri tha se do të mbështeten me subvencione thertoret e ndërtuara në përputhje me standardet europiane dhe gjithashtu do të jepen edhe 100 lekë subvencion për një litër qumësht të prodhuar të cilësisë së parë. Ndërkohë fokus të veçantë nga qeveria ka edhe agorturizmi, i cili në këtë zonë përfaqësohet nga katër fshatra pjesë të programit “100 fshatrat”. “Në gjithë qarkun e Kukësit kemi katër fshatra, Shishtaveci, Shtiqni, Valbona dhe Cahani, pra katër fshatra, pjesë e skemës së “100 fshatrave” ku ne mbështesim me prioritet strukturat e agroturizmit. Kemi bërë një standard, ku nëse ndërtohet një strukturë akomoduese me të paktën 6 dhoma dhe e shoqëruar me një fermë, merr statusin e agorturizmit dhe pastaj mbështetja nga AZHBR është e konsiderueshme”, u shpreh ministri Peleshi. Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i rikujtoi fermerëve që nëse bashkohen dhe unifikohen në prodhim mund të përfitojnë shumë më tepër.

Kryeminsitri Rama nga ana e tij, ritheksoi nevojën për bashkim të fermerëve pasi sipas tij, nëse secili rri në ngastrën e tij, të gjithë humbasin dhe mundësitë e shtetit për të mbështetur nuk maksimizohen, por minimizohen. Gjithashtu ai theksoi se nuk do mbështetet financiarisht çdo kulturë e mundshme, por vetëm ato të cilat janë të studiuara si kultura me potencial të madh eksporti.

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe thertoret, ku ftoi bashkitë që të bëhen bashkëaksionere në ndërtimin e tyre në përputhje me standardet më të larta. “Është shumë e rëndësishme pjesa që ka të bëjë me thertoret dhe këtu bashkitë kanë rolin e tyre, sepse nuk duhet të presim që të bashkohen patjetër disa fermerë, por bashkia mund të jetë aksionere në këtë pjesë” – tha Kryeministrit.

Të njëjtën gjë konfirmoi dhe kryetari i bashkisë së Kukësit i cili gjithashtu vlerësoi këtë qark si një qark me kapacitete të mëdha. “Kukësi ka kapacitete por ata që duan të bëjnë një punë, duhet të organizohen. Edhe gjatë operacionit të fundit që kishim në lidhje me thertoret e pamë këtë. Nëse në bashkitë e tjera ka shumë konkurrencë se kush e merr lejen për ta bërë therrtoren, këtu është e lirë, madje hajdeni e t’ju mbështesim”, – u shpreh kryetari i bashkisë, Shehu. Ai gjithashtu përgëzoi edhe nismën e qeverisë për reformën e ujit duke u shprehur se edhe ujitja në fshat duhet të ketë sahat dhe për këtë ka gati një projekt, të ngjashëm me fshatra në Kosovë dhe në Turqi të cilët aplikojnë të njëjtin metodë për ujitjen e tokave bujqësore.

Gjatë bashkëbisedimit, edhe Kryeministri u fokusua tek investimet në agorturizëm dhe nevojën për ta parë si një fushë me perspektivë të mirë për të gjithë ata që jetojnë në fshat. Këtë ai e ilustroi me një shembull nga Italia fqinje. “Po të shikojmë zhvillimet në fshat të vendeve që janë përpara nesh, po të kthemi në kohë, jo të shkojmë në një kohë shumë të largët, por në vitin ’91 në Itali. Italia kishte 1/3 e këtyre që ka dhe kishte probleme të një niveli tjetër, por përsëri kishte probleme. Ajo që ndodhi është që i dhanë një mbështetje të madhe dhe agroturizmi sot është një burim i madh të ardhurash në fshat. Nëse ti ke një situatë gjeografike të vështirë, ke mundësi të kufizuara për të zhvilluar bujqësinë apo blegtorinë, por ke në atë situatë një përrallë natyrë e ndërton aty një bujtinë, me disa dhoma fjetjeje, një fermë të vogël, një restorant gjysmë familjar, ti ke mundësi të kesh gjithë vitin punë. Pra e kthen pozicionin tënd në një pozicion strategjik si një strukturë mikpritjeje” – u shpreh Kryeministri Rama.​

Next Post
Rivlerësimi i pronës a do të çojë në shtimin e taksave?

S'keni zgjedhur administratorin, tarifën e administrimit të pallateve do ta keni në faturën e ujit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com