Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të martë sërish për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë që ka pushteti i gjyqësorit.
Teksa e vuri theksin tek mbështetja që PS i ka dhënë krijimit të sistemeve të reja, Rama tha se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e balancuar.
“Është e patolerueshme që diskutohet pavarësia e SPAK. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme, dhe e balancuar. Nuk ka pasur shqipëria ndonjë herë hetime të zyrtarëve të larë, ngritje akuzash etj. Ne duhet të jemi shumë të vendosur dhe të qartë se këto janë meritat tona të padiskutueshme. E sotmja mund ti ngatërrojë duke dëgjuar lloj lloj zhabulanësh. Askush nuk po krijon mendimin që unë jam i lumtur dhe gjithccka po shkon mirë. Të jesh socialist thoshte Majko, duhet të jesh më i pakënaqur. Unë jam më i pakënaquri. Ja kemi hequr duart partisë nga mësuesit që vendoseshin me politikë. Edhe mjekët, infermirët dhe policët emëroheshin me politike. PS të vlerësohet për punën”, tha Rama.











