• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

by A R
07/07/2026 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave turke, presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, Kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajic.

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğanit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Mbrëmjen e sotme (7 korrik), presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të shtrojnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ndërsa më 8 korrik liderët do të zhvillojnë seancën plenare të samitit pas fotos tradicionale familjare.

Samiti i NATO-s do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, rritjen e investimeve në mbrojtje, luftën në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni euroatlantik. Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Next Post
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Comments 2

  1. Luftvafe says:
    3 months ago

    Sipas SYÇKË TV, mbas samitit, Tramp i ftuar nga Rama, do të vijë për një kafe në Tiranë.
    Ka mundësi që me helikopterin AIR FORCE ONE, të bëjë një xhiro mbi Sazan dhe Zvërnec, Kuçovë, Porto Romano dhe Gjadër.
    Është parashikuar një kafe me KM – Rama në ambasadë.
    Flitet se do të ketë takim 2’ po në ambasadë me Sali Berishën, me cilësinë e ish presidentit të parë post diktaturë dhe Saliut mezi i u mbush mëndja për këtë takim, sepse ishte i lodhur.
    Më pas një drekë pune me stafin e Ambasadës këtu tek ne.
    Më pas drejtë e tek AIR FORCE ONE.
    Mos e besoni po deshët.
    Për të qarë e për të qeshur.
    Po sikur të jetë e vërtetë ?
    Jalla me Syçkë TV, jalla.

    Reply
  2. Anna Anna says:
    3 months ago

    Ishalla vafshin në djall si Rama dhe Berisha…Mos ua pafshim bojën këtyre maskarenjve…O Zot!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com