• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

by Java News
27/08/2019 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut.

Një burim nga PS Lezhë i tha gazetarit të Top-Channel, Muhamed Veliu, se një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues.

Duke marrë si shembull rastin e Valdin Pjetrit kryeministri ka deklaruar:

”Kemi patur një problem me Shkodrën dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej kufijve që kanë shtetet në lëshimin e statusit penal për çdo individ. Italia për shembull e ka deri 10 vjet më parë, dokumentin e pastërtisë. Mirëpo në rastin e Valdrin Pjetrit kjo nuk ka mjaftuar siç e kemi parë”.

Të gjitha të dhënat përtej 10 viteve ka thënë kryeministri , janë të arkivuara dhe në to kanë akses vetëm autoritetet policore.

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet.

Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Top Channel ka mësuar se kryeministri përballë kësaj situate propozon këtë zgjidhje.

“Do t’i propozoj parlamentit që kandidaten e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët se sa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat.

Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por ama është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi, do flaket nga partia, po s’do lëre asnjë boshllëk nga pas”.

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka theksuar se në Shkodër duhet të pastrohet niveli drejtues i drejtorive të shtetit dhe të zgjidhen sa me shumë gra në shërbimet publiket. Ka kërkuar po ashtu, vendosjen e një regjimi të ri në mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare, si edhe të, zonave malore me potencial turistik. Tch

Next Post
Kur qimja në sy s’të lë të shohësh traun në syrin tënd

Kur qimja në sy s’të lë të shohësh traun në syrin tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In