Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërmarrë një nismë ligjore për uljen e numrit të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.
“Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha Rama.
Kuvendi aktualisht ka 140 deputetë. Edhe më parë është përmendur nga aktorët politikë mundësia për ta ulur numrin në 100 deputetë.










