Përmes një postimi në rrjetin social, Kryeministri Rama dha shifrat për legalizimet që janë bërë deri më tani nga qeveria, duke shtuar se deri në fundt të 2016 do të përfitojnë edhe 145 mijë persona të tjerë nga legalizimi falas.
Duke ju referuar akuzave të djeshme në parlament, të ish kryeministrit Berisha, Rama theksoi se e vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo se çfarë thotë “Zanatçiu i Sherrit”.
“Zanatçiu i Sherrit u tha dje shqiptareve, nga tribuna ku perdhunon te verteten çdo te enjte ne Kuvend: Kjo qeveri nuk ka bere as edhe nje legalizim, lejet e legalizimeve te shperndara deri tani jane fallco!
Ja e verteta:
Maj 2014 – Dhjetor 2015: 40.432 leje legalizimi falas u jane dorezuar qytetareve.
Deri tani ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, kane marre hipoteken e shtepise se tyre 22.136 familje. Procesi i hipotekimit do te pershpejtohet ne menyre shume te konsiderueshme duke nisur nga muaji janar, sepse ALUIZNI do te beje per llogari te qytetareve edhe hipotekimin.
Me kete sistem te ri parashikohet qe ne vitin 2016 familjet qe do perfitojne legalizim falas te arrijne ne 145.000
#SHQUPifletmevete ne punojme per Shqiperine” -shkruan Rama në Facebook.