• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Dje vunë kujën se hëngrën shpullë, sot i bien gjoksit se qëlluan me vezë

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e Sokol Ballës, kryeministri Rama tha se amendamentet shtesë të demokratëve nuk do të përfshihen në ligjin për Dekriminalizimin.

Rama u shpreh se PD ka pasur të gjithë kohën në dispozicion për t’i bërë këto propozimë, ndërsa ligji u miratua me konsensus dhe Kushtetuta në funksion të tij ndryshoi brenda ditës.

“Armando Prengën e përjashtuam në sekondë pa pritur hetimet e Prokurorisë apo vendimin e Gjykatës. Por kriminelët nuk i vendos PD se kush janë, por drejtësia” – tha Rama.

Sipas tij, nëse do kthehej në vitin 2013, Rama do të fuste po të njëjtit kandidatë në listën e deputetëve.

“U kam kërkuar të gjithë kandidatëve dëshminë e penalitetit. Po të ktheheshim në 20013-ën, të njëjtët njerëz do fusja në ekip” – tha Rama duke theksuar se Ligji për Dekriminalizimin është më i ashpri që ka parë bota demokratike.

Akuzave të opozitës se kryeministri e liroi Armando Prengën përmes gjykatave që komandon, Rama tha se ai nuk ka asnjë kontroll mbi drejtësinë.

“Po të kisha kontroll mbi gjykatat e vendit, do çoja të parët para drejtësisë Berishën dhe Bashën për 21 janarin” – tha Rama në Top Story.

“E kuptoni në ça niveli janë në PD? Kur hëngri shpullë vuri kujën, sot i bie gjoksit se qëlloi me vezë” – tha Rama referuar Gent Strazimirit.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Zoti Basha ka sjellë një vezë para emisionit, për t’iua bërë dhuratë.

Edi Rama: Do e marr si dhuratë nga koteci i PD, si dhuratë.

Sokol Balla: Ju shqetëson sulmi në Kuvend?

Edi Rama: Ka një dallim të madh, sepse nëse një grupi protestuesit të sapodalë apo të padalë nga veza u takon të përdorin një vezë, por që një parti të përdorë këtë është fakt i shterimit të madh të ideve dhe fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Në këndvështrimin tim është ezaurim i nervave. Pas disfatës së 2013-s dhe pa u ringritur kurrë si një opozitë, por duke mbetur si një qeveri e vjetër në opozitë, PD merret me hijet e Enver Hoxhës dhe hijen e pushtetit, duke e kthyer këtë në një luftë mllëfesh, sa me tullat, sa me llaçin, sa me parqet. Një gjë shumë e trishtueshme për një parti që është katandisur në një organizatë kakarisësish.

Sokol Balla: Ka një arsye pse opozita protestoi…

Edi Rama: Nuk ka asnjë arsye dhe kjo nuk është e parë ndonjëherë nga ndonjë parti tjetër e madhe opozitare në botë.

Sokol Balla: I keni përdorur edhe ju bilbilat?

Edi Rama: Është tjetër gjë përdorimi i bilbilave dhe përdorimi dhe cënimi cinik i kundërshtarit politik.

Sokol Balla: Kemi një kundërdeklaratë të Bashës në rrjetet sociale, ku Basha jep motivet e protestës së sotme…

Edi Rama: Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë motiv, por është rezultat i një ezaurimi nervor të PD-së. Sot e them që mezi e pres ligjin që ata e quajtën të Dekriminalizimit, edhe pse është një term shumë vulgar për një Republikë kushtetuese Parlamentare, që të shoh se kush janë këta kriminelë. Ligji që e kanë shkruar vet nga A në ZH dhe për të cilin kemi dhënë konsensusin tonë, nuk kap as edhe një deputet të Partisë Socialiste. Është e turpshme që u kriminalizua jeta politike, parlamentare, me një propagandë të shfrenuar vendi ynë. E vërteta është që ai ligj, më i ashpri në gjithë kontinentin tonë apo në botë, nuk kap asnjë deputet të PS-së.

Sokol Balla: Ndoshta është arsyeja pse PD ka propozuar amendamente të tjera.

Edi Rama: Edhe kaq sa kemi pranuar, kemi shkuar tej limiteve të të drejtave të njeriut. Kemi rënë dakord që asnjë palë të mos e çojë këtë ligj në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut, sepse s’ka asnjë Gjykatë Kushtetuese dhe asnjë Gjykatë Strasburgu që të mos e hedhë poshtë këtë. Sepse s’ka asnjë parti që përcakton si kriminel një deputet. Kriminel të përcakton gjykata dhe jo partia. Kjo histori s’ka asnjë lidhje me ne, me koalicionin apo me PS-në. Në rastin konkret Armando Prenga është përjashtuar menjëherë nga anëtar i PS-së, sapo doli një çështje që pritet ta zbardhë gjykata nëse ai është kriminel apo jo.

Sokol Balla: Kam dy pyetje. Lidhur me amendimin e Dekriminalizimit… nuk do t’i pranoni këto amendime?

Edi Rama: Ligji është punuar për një kohë të gjatë nga të dyja partitë. I është dhënë mundësia opozitës që të fusë çfarë të dojë dhe të shqyrtojë çfarë të dojë nga ato që kishim shtuar ne. Por meqë kanë dalë blof dhe kanë kuptuar se asnjë deputet i PS-së nuk përfshihet nga ky ligj, duan të bëjnë ndryshime që të thonë se ja e kapëm një deputet.

Sokol Balla: Pse e quani ngjarje të shëmtuar për sa kohë që gjykata nuk ka përcaktuar fajësinë apo pafajësinë?

Edi Rama: Për ne mjafton një deputet, i përfshirë në një sherrnajë të atyre përmasave dhe i ndaluar nga policia me urdhër të Prokurorisë, dhe ai mbetet jashtë grupit parlamentar dhe jashtë PS. Edhe një deputet që gjuan me vezë nuk ka vend në partinë tonë, jo më një deputet që është përfshirë në një çështje ku ka pasur të plagosur.

Sokol Balla: Sapo i dhatë të drejtë Blushit që ka thënë se në PS bëhesh deputet nëse ke armë pa leje, ndryshimi është se Prenga e kishte me leje…?

Edi Rama: Nuk më takon të merrem me të tilla gjykime dhe opinionet e mia jopozitive ndaj çdo socialisti nuk i ndaj me publikun. Sa i përket kësaj çështjeje, kjo është montuar politikisht nga fillimi në fund. Nëse do të kthehesha në 2013-n do të bëja të njëjtën zgjedhje që kam bërë, sepse nuk kam zgjedhur në listën e PS asnjë kriminel. Kam respektuar parimet e PS-së në zgjedhjet e kaluara dhe kam kërkuar nga të gjithë deputetët, për herë të parë, dëshminë e penalitetit. Atë dokument kishim në atë kohë, nuk e kishim këtë ligj që kemi sot. Të gjithë kandidatët e atëhershem, dëshminë e kanë pasur të bardhë. Po të njihja ndonjë kriminel do ta nxirrja unë se kush ishte, por nuk mund të ngre gishtin në hava, pavarësisht përpjekjeve të dështuara të opozitës, që mbetet një qeveri e vjetër së cilës i ka mbaruar historia në 2013-n dhe nuk po gjen mundësitë për të bërë opozitën e shqiptarëve.

Sokol Balla: Si i përzgjedh një kryeministër si ju njerëzit që duhet të bëhen deputet. Blushi ka sulmuar Prengën, ndërkohë që ky i fundit ka dhënë një deklaratë sot se për Blushin në atë kohë nukka qenë një kriminel. Ju kujt i qëndroni?

Edi Rama: Unë u qëndroj të vërtetave të thjeshta, që i ndaj me ndjeshmëri dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me njerëzit. Njerëzit gjykojnë, fjalët gjykojnë veprat dhe faktet. Për fat të mirë, shqiptarët unë kam pasur fatin t’i provoj më shumë se një herë, ata nuk manipulohen lehtë. Nëse do të bëheshin, nuk do të isha zgjedhur aq herë si kryebashkiak i Tiranës. Më kanë akuzuar për gjithfarë lloj poshtërsish dhe maskarallëqesh, por kur dikush që të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ki kujdes se mund ta bëjnë vet. Nëse më akuzojnë se kam ndërhyrë te gjykatësit për të nxjerrë Prengën nga arresti shtëpiak për ta sjellë në Parlament, janë ata që kanë bërë gjithfarë lloj makinacionesh për këtë gjë. Unë nuk i kam në kontroll gjykatat dhe jam shumë i lumtur që nuk i kam as unë dhe as ky sistem, që nuk e bën të mundur të kesh kontrollin e plotë ndaj gjykatave. Ndaj duam reformën në drejtësi, që gjykatat të funksionojnë normalisht. Nëse ka një arsye për të diskutuar për këtë është qëllimi për të bërë reformën në drejtësi, që ka interes PD-ja që ta shmangë.

Next Post

Basha në Opinion: Pas protestave të shoqërisë civile është PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 12 Maj 2026

May 11, 2026
Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

May 11, 2026
Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867  turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

May 11, 2026
Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

May 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Asnjë ministër nuk do ketë punë me tenderat”, Rama: Dialog edhe me vendorët

May 11, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Sot seanca për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani: Shpresojmë për një lajm të mirë

May 11, 2026
Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

May 11, 2026
Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

May 11, 2026
Sot, protesta e opozitës, Rama sulmon Berishën dhe Ahmetajn: Bufi stërplak qenka frymëzuar nga broçkullat e një të arratisuri

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

May 11, 2026
“Puna, pasaporta më e mirë për Veliajn”, Gogu për zgjedhjet: Synojmë më shumë se 74 mandate

Gogu: Salla e gjyqit s’është vetëm vendi ku lexohet një vendim, por ku duhet të garantohet dinjitet dhe…

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In