Kryeministri Rama iu bashkua sot fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut.
Kryqi i Kuq Shqiptar nisi sot fushatën e dhurimit të gjakut. Edhe në ambjentet e kryeministrisë u vendos njësia e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ishte kryeministri Rama i pari që dhuroi gjak, për të vijuar më pas më stafin e kryeministrisë.
Kontributi do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.









