• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesëmarrjen në konferenën e nesërme në Novi Sad

by Java News
28/09/2021 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht raportimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të flasin në konferencën e nesërme që shënon përvjetorin e dytë të themelimit të Mini-Schengenit, që së fundi u quajt Ballkani i Hapur.

Gazeta “Danas” raporton sot se Rama dhe Vuçiç e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën që do të mbahet në Novi Sad. Pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi “në minutën e fundit”.

Sipas informacioneve jozyrtare në të cilat raporton media serbe, është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç të flasë me pjesëmarrësit e të ashtuquajturit forum drejtues në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të flasë përmes video-lidhjes.

Konferenca dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad të Serbisë.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Fondi për Çështjet Evropiane i Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj.

Fillimisht ishte planifikuar që Rama, Vuçiç dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’u drejtoheshin mediave më pas.

Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së Schengenit të Vogël për bashkëpunim ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad.

Nisma bashkoi në një qëllim Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Danas” shkruan se nuk ishin në gjendje të zbulonim nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe dhe shqiptare se pse Rama dhe Vuçiçi e anuluan pjesëmarrjen.

Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë.

Kryeministri shqiptar e vizitoi dje Kosovën, nga ku dërgoi kritika të qarta ndaj Beogradit zyrtar, dhe shprehu mbështetjen e plotë për autoritetet kosovare.

Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndër tjerash, tha se Kosova ka plotësisht të drejtë në lidhje me vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë, dhe theksoi se zgjidhja e problemit është dialogu.

“Në radhë të parë është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut dhe çlirimit nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.

Ato manovra nuk i mbrojnë në fakt qytetarët në veri të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë që sikur kanë dalë nga varri me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Fakti është se qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, deklaroi Rama. /GazetaExpress

/m.j

Next Post
“Çfarë dreq njerëzish jeni!”/ Debati me mbështetësin e Berishës për situatën në PD, Frrok Çupi braktis studion

"Çfarë dreq njerëzish jeni!"/ Debati me mbështetësin e Berishës për situatën në PD, Frrok Çupi braktis studion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In