• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Veliaj përurojnë shkollën e re “Andrea Stefani”: Do të hapen shkollat “Bashkim Fino”, “Luan Hajdaraga” dhe “Kiço Blushi”

by Java News
09/09/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inauguruan sot shkollën e re,  e cila mban emrin e analistit “Andrea Stefani”. Kjo shkollë sipas Veliajt do hapet të hënën dhe do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë nr.11 në kryeqytet.

Kryebashkiaku tha se me 12 shkollat e reja që hapen këtë vit në Tiranë numri i institucioneve arsimore të ndërtuara, disa prej të cilave mbajnë firmën e Stefano Boerit, arrin në 40.

“Ndërtimi i shkollave të reja në Tiranë është një projekt që e filluam me Edin në ditën e parë të qeverisë dhe është një nga projektet që është sulmuar më shumë: “Ç’janë këto shkolla që bëhen nga 5 në një dorë?”, thonin. Por, ishte e vetmja mënyrë sepse nëse vazhdonim me ritmin tonë burokratik, të ndërtimit të një shkolle në vit, Tirana nuk e kapte ritmin për 65 vjet kraharuar me sa rritet dhe nevojat që ka për shkolla të reja. Kjo ishte arsyeja përse vendosëm në atë paketë të parë 17 shkolla të reja, kurse me programin e rindërtimit shtuam edhe 23 të tjera. Në total, Tirana do ta mbyllë këtë mandat me 40 shkolla të reja. Kjo është nisma më e rëndësishme për arsimin që pas Luftës së Dytë Botërore,” u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se ajo që është bërë në pak kohë me shkollat në Tiranë ishte e paimagjinueshme pak vite më parë. “Më vjen shumë mirë të them që sot kemi një panoramë tërësisht të transformuar të të gjithë infrastrukturës shkollore në kryeqytet. Ajo që tha Erioni është, jo vetëm e vërtetë, por është e rëndësishme për t’u pasur gjithmonë parasysh. Ne e morëm Tiranën në një moment realisht dramatik për arsimin parauniversitar, për shkak të një disbalance shumë të madhe midis rritjes së numrit të popullsisë, rritjes së kërkesave për klasa dhe ritmit absolutisht të papërshtatshëm të ndërtimit të këtyre klasave.

Me atë ritëm ne do të na duheshin 65 vjet që të arrinim të përmbushnim të gjitha kërkesat, e në atë kohë dukej absolutisht e pamundur që të imagjinoheshin shkolla me një turn dhe me klasa me më pak se 30 nxënës, që është një standard i domosdoshëm për të pasur të gjitha kushtet e një mësimi normal dhe për t’u dhënë mundësi nxënësve që të jenë të gjithë të përfshirë në procesin mësimor. Sot kjo është e realizuar,” u shpreh Rama, duke shtuar edhe se, “nuk janë ndërtuar thjesht shkolla të reja, por shkolla të standardeve dhe të një niveli projektimi, estetik e realizimi që mund të ishin në çdo kryeqytet të Bashkimit Europian, pa asnjë lloj diskutimi”.

Veliaj tha se me këtë shkollë, të gjitha familjet e zonës së Laprakës, Astirit, por jo vetëm, edhe në kufijtë e Kamzës e Kodër Kamzës, nuk do të humbin më kohë për transportin e fëmijëve drejt shkollës. “Një pjesë e madhe e fëmijëve që vinin nga Kamza, nga Kodër-Kamza, “Bregu i Lumit” etj., kalonin minimalisht një orë në ditë duke udhëtuar me furgon për të ardhur në shkollat “Ahmet Gashi”, “28 Nëntori” në Laprakë. Pra, 300 ditë nga dy orë në ditë vajtje-ardhje, fëmijët humbisnin 600 orë. Por, në 600 orë një fëmijë mund të mësojë të kodojë, mund të mësojë një gjuhë të huaj, të pikturojë, apo të praktikojë një sport,” tha ai.

Kryetari i bashkisë shtoi se falë këtyre investimeve moderne, në çdo cep të Tiranës është rritur sot vlera e pronës. “Kur kemi ardhur për herë të parë dhe kemi hapur themelet e shkollës, kjo zonë s’kishte pikë vlere. Rruga dhe shkolla ka rritur 3-fish vlerën e pronës vetëm në këtë komunitet. Pra, kush ka pronë në këtë komunitet, prej faktit që është buzë autostradës dhe prej faktit se ka një shkollë afër, sot është bërë më i pasur. Vetëm prej këtyre punëve, edhe kundërshtari më i madh i progresit, sot është më mirë,” deklaroi ai.

Veliaj vlerësoi figurën e gazetarit të ndjerë Andrea Stefani, si model i gazetarisë shqiptare dhe tha se ndihet i nderuar që edhe dy fëmijët e tij do të ulen në bankat e kësaj shkolle.

Sipas Veliajt, shumë shpejt do të hapen shkollat “Bashkim Fino”, “Luan Hajdaraga”, “Kiço Blushi”, “Sevasti Qiriazi”, si dhe një seri tjetër kopshtesh – në total 12 shkolla dhe 8 kopshte. Ai tha se çdo shkollë e re do të ketë dhe një administrator që do kujdeset për mirëmbajtjen.

Në inaugurimin e kësaj shkolle që do mbajë emrin e gazetarit Andrea Stefani, foli dhe djali i gazetarit, Danieli i cili mes emocioneve për këtë nderim, u shpreh se babai i tij ishte jo vetëm i devotshëm për punën e tij, por edhe një familjar shumë i mirë.

g.kosovari

Next Post
Si asnjëherë në histori/ Ja pse “Katar 2022” do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët

Si asnjëherë në histori/ Ja pse "Katar 2022" do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

August 19, 2026
Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

August 19, 2026
Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com