• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Veliaj inspektojnë rikonstruksionin e dy godinave në “Qytetin Studenti”: Gati puna për Kampusin e ri Universitar

by Java News
31/08/2019 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt, do të nisë puna për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar me godina të reja, salla leximi dhe mjedise moderne për të mikpritur studentët.

Gjatë inspektimit të përfundimit të rikonstruksionit të godinës nr 24 dhe vijimit të punës në atë 25 në “Qytetin Studenti”, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj dhanë lajmin e mirë për të rinjtë që pritet të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e akomodimit në periudhën e tyre studentore.

Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Kampusi i ri do të sjellë edhe ndryshimin e madh, ndërkohë që puna vijon për të rikonstruktuar godinat ekzistuese që gjithçka të jetë gati për këtë vit të ri akademik.

“Shumë mirë besoj që ne jemi në kohë për t’i akomoduar pjesën më të madhe, siç duhet.. Korçë ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces edhe fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati, Elbasani, kemi dhe Vlorën dhe Gjirokastrën. Këto janë, pastaj kuptohet që këtu Kampusi do të bëjë ndryshimin e madh, nuk diskutohet”, tha Rama.

Duke e cilësuar bashkëpunimin me privatin një histori suksesi, Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se falë skemës së duhur, është arritur të realizohen brenda një kohe të shkurtër një numër i konsiderueshëm shkollash.

“Këtë vit kryejmë edhe këtë historinë e shkollave të Tiranës dhe ulet goxha presioni. Nëse i shikojmë gjërat, pavarësisht gjithë debateve që ka, flas për Tiranën, shkolla kemi më shumë. Janë disa nga projektet ku bashkëpunimi me privatin ka qenë një histori suksesi…S’do ishin bërë kurrë me forcat tona, shkollat e Tiranës ne s’i kishim, ne kemi hapur sot 16 të tjera. Me atë fondin që kalon te Bashkia bëjmë një shkollë çdo vit. Ndërkohë që ata që ishin mes jush edhe meje, në 4 vjet as s’i shoh që është patjetër skandal. Po dhe ritmi ynë me një në vit, s’ia del dot, kurse sot kemi 16”, tha Veliaj.

Një tjetër iniciativë e Bashkisë së Tiranës lidhet edhe me punësimin e të rinjve, të cilët do të mund të angazhohen edhe brenda rezidencave të banimit si në rolin e administratorit, recepsionistit etj, duke rritur më tej jo vetëm shërbimin, por edhe duke i ndihmuar ata ekonomikisht.

“Ne punësojmë shumë staf në “Qytetin Studenti”, recepsionit administrator. Çdo gjë ka nevojë për mirëmbajtje. Do hapim disa vende pune që sa të vijë në 1 tetor. Dhe t’ju themi kemi këto vende pune për administrator. Do të thotë që po u prishën dushet, po u dëmtua diçka, kemi një administrator që është një prej studentëve dhe tregon një sens kujdesjeje, por dhe dalin 2-3 rroga në çdo konvikt. Po mendojmë për çdo staf të “Qytetit Studenti” që del në pension, atë vend pune ta hapim”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kujdes, kjo është mashtruesja me Mercedes që kërkon lëmoshë

VIDEO/ Kujdes, kjo është mashtruesja me Mercedes që kërkon lëmoshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In