• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësat e banesës së re kryefamiljarit Koxhaj në Kodër Kamëz

by Java News
15/01/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta ka qenë e padrejtë për Namik Koxhaj në Kodër Kamëz, i cili do të humbiste nga jeta dy djemtë e tij dhe bashkëshorten. Situata do të rëndohej edhe më shumë, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër. Por sot është dita e një fillimi të ri.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzuan familjes Koxhaj çelësat e banesës së re ku kryefamiljari jeton bashkë me një nga dy vajzat.

Kreu i bashkisë Veliaj deklaroi se rindërtimi i banesave nga tërmeti i parë janë mbyllur, ndërkohë që është gati edhe nisja e punës për ndërtimin e lagjeve të reja ku familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen duke pasur pranë edhe shërbimet e nevojshme.

“Në tërmetin e dytë do të zbatojmë porosinë tuaj, do t’i mbledhim aty ku janë. Është bërë gati, siç latë porosi, i gjithë terreni Vaqarr, mbaroi terreni në Ndroq, Pezë edhe në Kashar. Kemi gjetur edhe një terren në Zallherr, do ta shoh rrugës për te një shtëpi tjetër, ta shoh edhe terrenin aty dhe ne jemi gati me pastrimin de gjithë territorin e kopsitur. Por rasti i Namikut, duke qenë se është në një lagje të banuar, këtu po bëhet kopshti te rruga tjetër. Pasi të mbarojë edhe kopshti do të fillojmë me gjithë rrugicat. Blloku poshtë i Kodër-Kamzës sapo ka filluar. Në anën tjetër në Institut shkolla tjetër që keni financuar ju, shkolla “Nënë Tereza” do të jetë shkollë 9-vjeçare dhe e mesme në hyrje të Institutit Bujqësor në krah të majtë, që pamë atë ditë kur u shembën ndërtesat. Në momentin që kompletohet lagjja, çerdhja, kopshti, shkolla nuk ka nevojë që fëmijët të shkojnë dhe të dynden në Laprakë”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se ky është viti i tretë që zona e gjithë kjo zonë nuk ka njohur përmbytje si pasojë e rehabilitimit të Lumit të Tiranës, sikurse ka ndodhur për vite e vite me radhë.

“Viti i tretë ky që nuk kemi më probleme me përmbytjet te lumi, që kur mbaruam projektin e lumit. Kemi filluar tani gjithë këto parqet lineare. Para pak ditësh ishim në anën tjetër të lumit, te familja te “5 Maji”. Kështu që në momentin që janë stabilizuar shqetësohemi për halle të tjera, por jo më për përmbytje dhe shkolla, kopshte, çerdhe që kanë qenë hallet e para 4-5 viteve”, theksoi Veliaj.

Menjëherë pas tërmetit të 21 shtatorit, Bashkia e Tiranës mori përsipër rindërtimin e të gjithë shtëpive të shpallura të pabanueshme. Thirrjes së saj iu bashkuan edhe shumë kompani të cilat bënë të mundur dhe futjen e familjeve të prekura në banesat e reja në kohë rekord. /e.s/

Next Post
Basha flet për arsyen e djegies së mandateve dhe tregon gishtin nga ndërkombëtarët

Basha flet për arsyen e djegies së mandateve dhe tregon gishtin nga ndërkombëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In