• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama dhe Veliaj duhet të ndëshkohen”, PD, padi në SPAK për shembjen e teatrit

by A R
02/06/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dërguar në SPAK një padi për shembjen e teatrit. Selia blu e konsideron shkatërrimin e teatrit si një veprim të paligjshëm dhe për këtë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia.

Sipas PD-së, ata kanë shkelur ligjet për të çuar përpara këtë projekt që është bërë në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, që detyron qeverinë të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e teatrit të ri.

“Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një vendimmarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës.  Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më tej, shtohet se kjo çështje është një provë për funksionimin e pavarur të SPAK-ut.

“Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyer këdo që ka besuar se ky institucion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar. SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurprët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn”, thuhet në deklaratë.

Kallëzimi i është drejtuar kundër Ramës, Veliaj, disa  nëpunësve dhe propozuesve të shembjes së teatrit, kryetarit të Këshillit Bashikak Tiranë, disa inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit dhe kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Kallëzimi drejtohet kundër:  Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane; Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar; Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë; Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit; Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, thotë PD.

/a.r

Next Post
Meta reagon sërish për Teatrin: Shkatërrimi akt i programuar shkombëtarizues

Meta vijon 'luftën' e dekreteve, i kthen Kuvendit ligjin "Për Shërbimet e Pagesave"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In