• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama dhe Meta në Shkodër: Keti Bazhdari alternativa e duhur për të sjellë ndryshimin

by
10/06/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ishin sot në Shkodër, ku zhvilluan një miting elektoral duke prezantuar kanddaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Keti Bazhdari.

Në fjalën e tij Rama tha se, “ky entusiazëm është shtytje për t’i dhënë më shumë mbështetje projektit të Keti Bazhdarit”.

Sot, tha Rama, “kam patur ditën më të vështirë të fushatës sepse sot kam ndaluar vetëm në vende ku nuk ka ndryshuar asgjë, sepse kam ndalur vetëm në bashki ku ka drejtuar PD, që nga Fushë-Arrëzi, në Puke, në Malësi të Madhe dhe tani këtu në Shkodër. Këto vende nuk kanë asnjë lidhje me ato bashki ku drejtojnë socialistët dhe progresistët, ku ka nisur të fryjë era e ndryshimit këto 18 muaj. Sigurisht në ato bashki ka qenë nxitja dhe forca e projekteve që ka sjellë ndryshimin, por edhe vullneti i kryetarëve të bashkive dhe padyshim edhe forca mbështetëse e qeverisë”.

“Në ato bashki ku ka drejtuar PD, theksoi Kryeministri Rama, “nuk ka pasur asnjë përpjekje për të kërkuar nga qeveria bashkëpunim dhe për të vënë në jetë atë ndryshim që sot ndjehet dhe shihet në  çdo bashki të drejtuar nga socialistët”.

Rama u shpreh se e vetmja gjë që mban mend nga bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës, është se u deshën tre javë për të marrë çelësin e stadiumit të Shkodrës për të filluar punimet për ta shndërruar në stadiumin më të bukur të rajonit. “Tre javë për të hapur një derë hekuri, për të hyrë jo në një stadium, por në një ferr, ku hyjnë e dalin tiofzët më të zjarrtë dhe talentet më të mirë që vetëm Shkodra dhe Vllaznia dinë të nxjerrin”, tha Rama, duke shtuar se “ky stadium është investim për Shkodrën, shkodranët, Vllazninë dhe gjithë Shqipërinë”.

“Kur i duhen tre javë për të dorëzuar një çelës, sa i duhen për të dorëzuar një projekt”, tha Rama, duke shtuar se, “nga një anë është një fushatë që flet për komunitetin dhe për kandidatë që janë angazhuar për projekte. Nga ana tjetër një fushatë që flet për energji qyl në 22 qershor, për taksat më të ulta në botë në 22 qershor, që flet për grisjen e hartës së re administrative. Po me çfarë do t’i bëjnë këto me çelësin e stadiumit. Për ta kthyer sërish Shqipërinë aty ku e lanë”.

Rama e cilësoi këtë fushatë si, “një fushatë që tregon se 21 qershori është i rëndësishëm për familjen e gjithësecilit, pavarësisht nëse në familje ka anëtarë të PS, LSI, PD apo kujtdo partie. Këto zgjedhje janë për familjen që ka nevojë për bashkinë kur del nga dera e shtëpisë”.

Meta: Në 21 qershor, me qetësi dhe dashuri për të votuar Keti Bazhdarin

“Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh ne fjalën e tij se “edhe pak ditë dhe të gjithë do të niseni në 21 qershor, me kulturë, me qetësi, me dashuri për të votuar për Keti Bazhdarin. Shkodra dhe Velipoja nga Thethi në bregdet do të votojnë si evropianët me dashurinë e pafund që kanë për të ardhmen e Shkodrës së tyre, të ardhmen e Shkodrës tone”.

“Keti Bazhdari nuk ka limite për pasionin dhe dashurinë e saj për Shkodrën dhe shkodranët. Kjo është arsyeja pse e mbështesim fort, sepse tek projektet e Ketit shohim të ardhmen e këtij komuniteti të shkëlqyer. Shkodra është lodhur me kryebshkiakët e djathtë, prandaj nuk ka nevojë për kryebashkiakë të djathtë, por ka nvojë për zgjidhje përmes bashkëpunimit”, tha Meta.

“Jemi të ndërgjegjshëm se në 18 muaj, ende mjaft familje shkodrane kanë vëshirësi, por me Keti Bazhdarin do t’i zgjidhim këto probleme më shpejt dhe më mire”, tha Meta. Ndërsa, duke folur për alternativën tjetër Meta tha se, “alternativa e partisë së krahut tjetër prodhon vetëm konflikt politik që nuk është në interes të komunitetit tuaj. Kemi respket për të gjithë kandidatët dhe mendoj se është shumë mirë që keni dy zonja si kandidate, por këtu bëhet fjalë për të zgjidhur problemet që keni”.

Shkodra, tha Meta, “nuk mund të jetë më problem i konfliktit politik, por do të jetë vendi ku përpjekjet do të realizohen me shpejtësi, sepse Keti Bazhdari ka treguar se është një menaxhere e suksesshme. Keti Bazhdari s’është produkt partie, por ka treguar se di të punojë. Duke votuar Keti Bazhdarin votoni për bashkëpunimin. Të votojmë Keti Bzhdarin që t’i hapim bashkisë të gjithë komuniteitt. Vota për Ketin është votë për të gjithë komunitetin dhe për këtë bëhen zgjedhjet e 21 qershorit”.

“Na duhen kryebashkiakët për të implementuar reformëën territoriale dhe për ta shndërruar këtë bashki nga Velipoja deri në Theth dhe këtë mund ta realizojmë me Keti Bazhdarin. Jo vetëm të ndërtojmë rrugën në Theth, jo vetëm të ndërtojmë super-stradën që lidh Shkodrën me Velipojën por ta lidhim Velipojën me Ulqinin dhe Shëngjinin”, theksoi Meta

Next Post

Hebreja 102-vjeçare merr pas 77 vitesh doktoraturën e mohuar nga nazistët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com