• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama dhe Meta në Sarandë: 21 qershori për të mos e çuar votën dëm

by
09/05/2015 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saranda ka qenë sot njësia administrative që kryeministri dhe kryetari i kuvendit kanë pasur në axhendë për të prezantuar kandidaten e ASHE-së.
Në prezantimin e kandidates Floriana Koka, Rama tha se problemin e vaditjes dhe kullimit “ne kemi gati projektin që përgjegjësia për ujitjen dhe kullimin ti kalojë bashkive ku kryetarët do të jenë përgjegjës për sistemin e vaditjes dhe kullimit”.
Rama tha se përgjegjësia e kryetarit të ardhshëm të bashkisë do jetë më e madhe dhe se Kola do jetë një kryetare që bashkëpunon me qeverinë, jo si kundërshtarët që kanë frikë të takohen më kryeministrin dhe lënë qytetin rrugëve.

“Kemi ardhur shpesh në Sarandë për shumë vite se kemi pasur disa beteja elektorale, një rrugëtim të përbashkët që na ka bashkuar shpesh edhe këtu por sot është një ditë e rëndësishme se është një beteje pas një bilanci prej 18 muajsh që unë besoj se flet vetë pasi dihet çfarë është bërë për Sarandën prej 18 muajsh.
Një qytet i treguar gjithmonë si turistik dhe i propaganduar si perla e jugut ishte i katandisur copë-copë pa shërbimet minimale. Për vite të tëra ky qytet mbijetoi falë atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu e të punojnë me përkushtim. Duhet falënderuar për këtë edhe puna e palodhur e Stefan Çipës.
Duhet parë që të vlerësojmë si pikënisjen e zhvillimit social edhe zhvillimi i motorëve ekonomikë jashtë Tiranës. Duhet kthyer vëmendja nga ato potenciale që qytetet tona kanë e që kanë mbetur të pashfrytëzuara për vite. Në Sarandë kemi nisur një rrugë pa kthim për të mbyllur plagët e disa viteve më parë.
Ne kemi investuar fuqishëm me projekte dhe financime. Mund të jetë një gjë e vogël por për mua është domethënëse që pas 100 vjetësh Dhërmiu do ketë ujë 24 orë, dhe ju siguroj se ajo që do jetë realitet në Dhërmi që këtë verë do të jetë realitet edhe për gjithë vijën bregdetare, po ashtu sot flasim për zgjedhje të rëndësishme se janë të parat konform reformës së re administrative që sjell mundësi për më shumë zhvillim.
Harta e re na jep mundësi që të bashkëpunojmë e të investojmë më shumë sepse ka burime më të mëdha. Nëse deri dje uji ishte plagë e dhimbshme, për shkak të copëzimit, sot jemi gati për të kaluar reformën e ujit dhe për ti dhënë çdo bashkie jo vetëm të drejtën e pronësisë së ujit por edhe atë të shpërndarjes që deri tani ka munguar.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me sistemin e transportit urban që do të përfshijë të gjitha bashkitë e që do të jetë i mundur sepse territori është më i kontrolluar.
Po edhe me mbeturinat kemi trashëguar një sistem që na vjen turp. Kemi sot territorin më të pistë por tashmë do të integrojmë të gjitha komunat në bashki duke e bërë kështu më të kontrolluar grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave. Duhet që bashkia e re ti japë rrugë koordinimit të të gjitha forcave dhe ta kthejë në një instrument për menaxhimin e mbetjes.
Po ashtu edhe sistemi i vaditjes dhe kullimit, ne kemi gati projektin që përgjegjësia për ujitjen dhe kullimin ti kalojë bashkive ku kryetarët do të jenë përgjegjës për sistemin e vaditjes dhe kullimit. Ne do japim fondet e nevojshme që ky sistem të funksionojë siç duhet.
Nëse deri më sot e kemi pasur të pamundur që tu përgjigjemi kërkesave të fermerëve guximtar, do të bëjmë të mundur që të shumëfishohen në vitet në vijim fondet për këto sipërmarrje. Sot të gjitha bashkitë nuk janë më vetëm zona administrative por bashki ku ndërthuret zona urbane me atë rurale. 18 muaj janë të mjaftueshëm për të parë nëse vendi ka ecur drejt përmirësimit apo në rrugën e gabuar.
Mos harrojmë se çfarë Shqipërie trashëguam, ka ende punë për të bërë por me punë dhe solidaritet do të ecim para. Reformat tona janë operacione të vështira, të dhimbshme por ama edhe të domosdoshme. Për herë të parë OSSHE ka dalë me fitim, çka do të thotë se për herë të parë kompania nuk do të kërkojë para nga taksat e mbledhura nga shteti.
Fitorja e Florianës do të jetë edhe fitorja e Stefan Çipës i cili do të donte të ishte sërish kandidat i joni por sërish do të bashkëpunojë me ne për më të mirat e qytetit si dhe për fitoren. Arsyeja pse duhet votuar Floriana është për ti bërë qytetet pjesë të rilindjes dhe transformimeve që ne i shohim të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin. Ne kërkojmë votën tuaj se duam ti bëjmë punët në drejtimin e tyre. S’bashkëpunojmë dot me kryetarë bashkish që e kanë mendjen tek SHQUP-i”, tha Rama.

Kreu i kuvendit i ftoi të gjithë sarandiotët që të mos e çojnë votën e tyre dëm por të votojnë kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Meta u shpreh besimplotë se kandidatja e aleancës së majtë do ta çojë Sarandën në drejtimin e duhur.
“Shpreh kënaqësinë time dhe besimin e plotë që Floriana Koka do të drejtojë bashkinë e re të Sarandës. Koka do të bashkëpunojë me të gjitha strukturat për të bërë të mundur që të realizojë të gjitha projektet e zhvillimit për qytetin e Sarandës.
Jam besimplotë se gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të bëjnë të mundur që të jenë të suksesshme të gjitha nismat që kemi marrë ne si koalicion.
Jam i i bindur se 21 qershori është një datë e rëndësishme për të bërë të mundur një ndryshim rrënjësor, këtu bën pjesë edhe Saranda ku të gjitha investimet do të shkojnë për krijimin e një modeli turistik që të krijojë lidership jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. I ftoj të gjithë sarandiotët të mos i çojnë dëm votat e tyre por të votojnë aleancën tonë që ka emrin e Floriana Kokës” , tha Meta..

Next Post

Mars 1997 - Pragu i Luftës Civile, Veriu kundër Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In