• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Basha i kthyen kurrizin partisë bllokuese të Ilir Metës

by Fred Abrahams
24/06/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Patronazhi dhe korrupsioni i bëjnë zgjedhjet një ushtrim me ‘standard të ulët’ në demokraci.

Nga Fred Abrahams  

Shqiptarët do të shkojnë në votime të dielën për zgjedhjet parlamentare – vota e nëntë kombëtare që kur pluralizmi politik u bë legal më 1990.

Vendi ka ndryshuar në mënyrë radikale që nga ditët e zymta të sundimit njëpartiak, kur një fletë votimi e pashënuar nënkuptonte një votë për Partinë e Punës. Por gjurmët e totalitalizmit janë të thella dhe demokracia mbetet një objektiv eluziv.

Mbushja e kutive të votimit dhe frikësimi i votuesve është lënë pas bashkë me skemat piramidale të viteve 1990 por partitë sot përdorin patronazhin dhe paratë e thata. Për të ndikuar mbi median, llogaritë bankare kanë zëvendësuar shkopinjtë e gomës.

Siç kanë bërë që nga viti 1990, të dy partitë kryesore janë në garë për kontroll – Partia Socialiste, trashëgimtarët e Partisë së Punës, dhe Partia Demokratike, e para parti opozitare pas rënies së Komunizmit. Që të dyja lavdërojnë Europën, ekonominë e tregut dhe luftën e perëndimit kundër terrorizmit por ato përfaqësojnë stile shumë të ndryshme, sektorë dhe interesa biznesi të vendit.

Në një ndryshim domethënës, muajin e kaluar Socialistët dhe Demokratët ranë dakord që t’i kthejnë kurrizin partisë së tretë të vendit, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila vazhdimisht ka luajtur rolin e të tretës bllokuese për të dyja palët, duke përfituar me bollëk nga roli disproporcional që ka pasur. Këtë vit, të dyja partitë e konsideruan çmimin tepër të lartë dhe shpresojnë se do ta kapin kurorën të gjithën për vete.

Socialistët dhe kryeministri i tyre aktual Edi Rama po udhëheqin sondazhet dhe gëzojnë mbështetjen në kryeqytetet e Perëndimit por aftësia e tyre për të fituar të vetëm mbetet e paqartë.

Tensionet mbeten të larta dhe vetëm një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA muajin e kaluar i dha fund bojkotit të zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Zgjedhjet e duhura janë thelbësore për integrimin Europian të Shqipërisë, thanë ndërmjetësit, po aq sa është edhe stabiliteti politik për të kundërshtuar atë që një zyrtar amerikan e quajti “RMI” – Ndikimi Negativ Rus, (sipas akronimit në anglisht).

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve sakaq kanë filluar t’i bien ziles së alarmit, duke theksuar dështimin për të zbatuar një seri rekomandimesh të mëparshme. Një raport i renditi shqetësimet prerazi: “regjistrimi i votuesve dhe i kandidatëve, mënyra e sjelljes në fushatë, blerja potenciale e votave, presioni dhe abuzimi i burimeve administrative, mbulimi mediatik, zbatimi i rregullave mbi financimin e fushatës, procedurat e ditës së zgjedhjeve dhe zgjidhja e ankesave dhe apelimeve.”

Vëzhguesit ndërkombëtarë ka gjasa do të bëjnë me shenjë në mënyrë miratuese, duke pranuar rezultatet ndërkohë që rendisin përsëri një listë të gjatë me ankesa. “Të përshtatshme dhe të pranueshme” është mënyra se si vëzhguesit i përshkruan zgjedhjet e vitit 1997 dhe kjo përqasje me standarde të ulëta nuk ka ndryshuar.

Edhe pjesëmarrja e ulët ka gjasa të ndodhë. Siç kanë treguar shqiptarët gjatë viteve të fundit duke u përpjekur të lëvizin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera, gjasat janë që ata të votojnë me këmbët e tyre duke ikur.

Një rezultat pozitiv mund të jetë një numër më i madh grash në parlament, nga kuota aktuale prej 32 në 140. Sipas ligjit aktual, së paku 30 për qind e secilës listë me kandidatë dhe një nga tre emrat e parë në listë duhet të jenë gra.

Një lajm tjetër i mikpritur mund të jetë një qeveri dhe parlament që, pavarësisht se kush fiton, do të zbatojë paketën dëshpërimisht të nevojshme dhe të mbështetur nga ndërkombëtarët të reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin. Siç ndodh edhe me zgjedhjet, gjykatat vijojnë të vuajnë nga fantazmat e të shkuarës së afërt dhe të largët të Shqipërisë.

Një problem më i madh është nevoja për një ndarje të qartë dhe efektive të pushtetit dhe ndërtimi i institucioneve të fuqishme dh etë pavarura për të kufizuar pushtetin e shtetit, për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Standardi këtu nuk është e shkuara e Shqipërisë, por ajo ku Shqipëria duhet të shkojë.

Next Post
Eminemi, tani mban mjekër

Eminemi, tani mban mjekër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In