• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

by B K
01/07/2025 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lideri britanik i ekstremit të djathtë nuk arrin ta vërë dot me shpatulla pas murit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një debat të ashpër në rrjetet sociale mbi numrin e shqiptarëve që mbahen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Marcus Tanner

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja se do të tërhiqet.

Pasi lideri i Partisë “Reforma” postoi të hënën një mesazh në X drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg – dhe duheshin dëbuar – duke shtuar me ironi “faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, Rama përveshi mëngët dhe iu kthyer me një përgjigje thumbuese, duke thënë se Farage nuk ishte në dijeni të fakteve.

“Çfarë nderi – për një ‘burrë gjigant’, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një ‘vend i vogël’) – të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë”, shkroi Rama me sarkazëm.

“Nëse pretendimi yt për ‘një në 50′ qëndron, atëherë unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është për një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del që është thjesht material për tabloide, nuk ka nevojë për ndjesë. Pa drama. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri – si i ftuari im i nderit”, shtoi ai.

Edhe pasi Farage tha se do ta pranonte ftesën – pa e përforcuar pretendimin për “një në 50” – në një video të veçantë ai bëri një deklaratë të paqartë se numri mund të ishte madje “një në katër”. Sulmet e kryeministrit shqiptar kanë vazhduar.

“Nigel, Nigel, Nigel”, vazhdoi Rama të martën. “Nga ‘një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë’, pretendimi yt tani është shndërruar në: ‘Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…’ Vërtet?! Nuk e di? Dhe kjo vjen pasi thua se i keni kontrolluar dy herë shifrat?… Atëherë më lejo të të ndihmoj me sqarime të mëtejshme.”

“Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph (gazetë britanike). Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj: ‘Aanaliza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare.’ Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000.”

Rama më pas sugjeroi se numri real kishte të ngjarë të ishte afër 300,000.

Kryeministri shqiptar publikoi gjithashtu foto të gjeneruara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej në një plazh shqiptar, duke pirë verë dhe duke biseduar me Farage. Por mbetet për t’u parë nëse kreu i Partisë Reforma, partia e të cilit aktualisht kryeson në sondazhet në Mbretërinë e Bashkuar, do të rezervojë vërtet një fluturim për në Tiranë për të zgjidhur përplasjen.

Ndoshta jo; zgjedhja e Shqipërisë si shënjestër duket se ka lënë të hutuar ose të shpërqendruar korin e tij të zakonshëm të mbështetësve në X.

Shumë nga komentet nën postimin fillestar të Farage mbi çështjen “një në 50” shprehnin mosinteresim ose zhgënjim ndaj debatit – gjë jo befasuese, pasi shumica e ndjekësve të Farage duken aktualisht shumë më të përqendruar tek emigracioni i ligjshëm dhe i paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika – si edhe te polemikat e shkaktuara nga festivali i fundit pop Glastonbury, i cili i bëri jehonë kritikave ndaj ushtrisë izraelite.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se bandat shqiptare të drogës përbëjnë një “kërcënim të rëndësishëm”. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2024, shqiptarët përbëjnë rreth 10 për qind të shtetasve të huaj të ndaluar në burgjet britanike, të ndjekur nga shtetasit irlandezë dhe ata xhamajkanë.

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama-Farage, është Wrestling e jo luftë: argëtohuni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

October 26, 2026
Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

October 26, 2026
Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

October 26, 2026
Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In