• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Deri në vitin 2030, PS-në do ta keni në pushtet me ose pa mua!

by A R
02/02/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030. “Të jeni të qartë! Me ose pa mua”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. Gjithashtu, ai ironizoi programin ekonomik të PD-së.

“Programi ynë është i qartë i hapur, i ditur publikisht. Ne i kemi vendosur shtyllat, i kemi vendosur piketat. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platformë me një program pune, jo program do ulim sigurimet shoqërore do rrisim pensionet se kjo është, do ulim prodhimin e qumështit, do rrisim prodhimin e djathit. E dini ju si mund të realizohet kjo? Vetëm nëse e dynd atë qumësht që mbetet me niseshte. Ky është programi që në fakt fyejmë fjalën program po ta quajmë program. Por do të jetë një plan pune, një vizion të Shqipërisë 2030 sepse këtë mos e lidhni me mua se nuk është e lidhur me mua, por deri në 2030 Partinë Socialiste do të keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua. Kështu që mos e lidhni me mua”, tha Rama.

Edi Rama tha se së shpejti qeveria do të ndajë me publikun platformën për Shqipërinë e vitit 2030. Ai u shpreh se qytetarët e kanë të thjeshtë për të zgjedhur mes PD-së dhe PS-së, pasi këta të fundit dallojnë për karakterin e lidershipit.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret, pastaj sigurisht dhe programet, pastaj çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë, por kjo fillon nga karakteret. Nga karakteri i lidershpit. Ne e kemi thënë me kohë që do ndajmë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030. Ne jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët thjesht për një program elektoral për të marrë në dorë punët e vendit, por duhet të flasim për një vizion dhe për ecurinë e mëtejshme të punëve të vendit. Vetëm ne jemi në gjendje të bëjmë atë që të gjithë duam. Së shpejti besoj që do të kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”.

Kryeministri deklaroi se qeveria do të vazhdojë me filozofinë se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguajë më pak. Kreu i qeverisë tha se për shkak të taksës progresive janë 530 milionë Dollarë që merren nga të pasurit dhe që përdoren për investime në infrastrukturë, shkolla apo rritje pensionesh. Me taksën e shesshtë të propozuar nga PD-ja, sipas Ramës, këro para humbin për shtetin. Rama ironizoi me Partinë Demokratike për akuzat që këta të fundit bëjnë për oligarkët.

“Duke qenë se ne jemi të akuzuar pafundësisht si qeveria dhe forca politike që mbron oligarkët ne nuk do t’i lemë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë, që të jem i saktë, që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo oligarkëve siç i quajnë këta që me demek luftojnë oligarkët. Nuk do lemë 530 milionë që janë aty për t’u investuar në infrastrukturë në shkolla, spitale, në rritje pensionesh që të kthehen mbrapsht siç ndodhte përpara se ne të vinim në qeveri dhe të rivendosnim këtë parim. Biznesi i vogël me ne ka 0 taksë. Nuk e ka asnjë vend në rajon, nuk po shkoj në Europë se i kanë të lartë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se premtimet e PD-së janë të parealizueshme se “Ata nuk do të vijnë në qeveri dhe është bisedë që do ta marrë era”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 3 Shkurt 2021

Comments 1

  1. Eli Fara says:
    6 years ago

    Nxirreni kete idiot plak prejudice reckash dhe qerojeni nga jeta Rahma Te erdhi fundi o plak komi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In