• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë t’ju zgjatet përtej një mandati?

by A R
11/09/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë të zgjatet përtej një mandati”. Është kjo zgjedhja para së cilës kryeministri Edi Rama vuri deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij para Asamblesë Socialiste, Rama u shpreh: “Nëse doni të dytën gjëja e parë është të ruheni nga tarbiatet e vjetra që gjeni këtu, të vlerësoni mandatin e parë si një gjë që duhet ta fitoni përditë dhe të jeni të parët kudo ku është detyra. Të gjithë bashkë, programi ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë se më konkret se këtë radhë“.

Sipas tij mandati i katërt që shqiptarët iu dhanë socialistëve është fuqi për të drejtuar për të cilën sipas tij duhet qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja.

“Dua të ndaj me ju mendimin tim se me 83 mandatët që na dhanë shqiptarët, nuk kemi asgjë e zgjedhje tjetër përveçse të prodhojmë në fuqi për të drejtuar si të ishim në mandatin e parë, me energji, ide dhe aftësi të reja por jo vetëm kaq. Duhet të kërkojmë te vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë çdo gjë që keni bërë jo me syrin e kënaqur të atij që ka bërë vetë por me sy tjetër. Na duhet syri i atij që e ka ngarkuar për ta bërë si duhet një punë të mirë jo mirë, jo mjaftueshëm nga dikush tjetër. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e 4 një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari. Duke nxjerrë nga vetja një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja apo një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Një forcë kompakte, vëllazëri politike e cila funksionon me të njëjtën ambicie dhe disiplinën e një skuadre kampione. Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, qeverisim parlament e çdo bashki”.

Rama theksoi se në këtë mandat duhet “makineri e pandalshme reformash, projektesh, punësh, inovacionesh, thithje burimesh njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Kjo është si unë po e stërvis veten time për këtë mandat, po mësoj dhe është e vështirë t’i shoh dhe po mundohem të gjykoj arritjet e derisotme nga një kënd i kundërt me ku i kam parë tërë këto vite. Po të thosha nga këndvështrimi i një opozitari, krejt ndryshe nga ata që bëjnë opozitën e pasuksesshme ndaj nesh, që as nuk ka ardhur nga hëna të shpëtojë Shqipërinë nga  ne, as nuk ka qylymë fluturues për t’u shitur shqiptarëve që të shkojnë në hënë. Këtu ka shokë e shoqe të një rrugë të gjatë, që dua t’ju them që kush nuk është gati ta përdorë me një sy të ri kritik, kërkues e sfidues pasqyrën ku shikon veten si pjesë e familjes tonë, dhe  më  pas punët e përbashkëta të familjes tonë duhet të stërvitet fort, pa humbur kohë se nga të gjitha gjërat më kryesore, ajo që nuk kemi është koha”.

Next Post
Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit! Rama: Spahiu n/kryetare, Balla do të drejtojë Grupin Parlamentar

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit! Rama: Spahiu n/kryetare, Balla do të drejtojë Grupin Parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 16, 2026
OMONIA e akuzoi për sulm verbal ndaj kolegut Redi Muçi, reagon Ardit Bido: Po përpiqeni t’i impononi protestës teza politike

OMONIA e akuzoi për sulm verbal ndaj kolegut Redi Muçi, reagon Ardit Bido: Po përpiqeni t’i impononi protestës teza politike

June 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mandati i Neomalsores, është fitorja e parë politike e protestës

June 16, 2026
Hoxha takim me Ministrin Krichbaum: Mbështetje e palëkundur nga Gjermania për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha takim me Ministrin Krichbaum: Mbështetje e palëkundur nga Gjermania për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In