• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dëgjesë me studentë të UBT: Dialog, kërkesat nuk plotësohen nga ballkoni!

by Java News
18/12/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqesor të Tiranës.

Takimi u shoqërua edhe me momente tensioni, ndersa disa nga studentet u larguan nga salla, pasi sipas tyre nuk e dinin qe merrte pjese edhe kryeministri.

Kryeministri Rama insistoi edhe njehere per dialog. Kreu i qeverise tha se kjo proteste eshte  tmerrësisht larg protestes se studentëve të dhjetorit te pare.

Kryeministri paralajmeroi studentet, se me refuzimin e dialogut, studentet rrezikojne te humbasin ate qe ndertuan vete

“Hera e parë që studentët refuzojnë dialogun. Megafonin e kam përdorur edhe unë. Megafoni është i nevojshëm kur nuk ju dëgjojnë. Megafoni nevojitet kur nuk të dëgjon njeri. Refuzimi për të folur nuk është argument. E folura me forcë pa argument nuk është vlerë e shtuar. Jeni tmerrësisht larg studentëve të dhjetorit tjetër. Ata ishin kundër një regjimi që mund të nxirrte tanket në rrugë. Ata kërkuan që regjimi të ulej në tavolinë. I dolën përballë përfaqësuesit më të lartë të diktaturës dhe në fund fare fituan. Si do i zgjidhim problemet nëse nuk flasim? Asnjëherë. Rrezikoni të humbi diçka që e krijuat vetë.”, deklaroi Rama

Kryeministri ripërsëriti qëndrimin e tij për të paguar 100% të tarifës për studentët më 9 dhe 10 dhe për ata që vijnë nga familjet në nevojë.

“Pse të zbresim tarifat 50% për të gjithë studentët njëlloj. Pse të mos ua paguajmë 100% ekselentëve dhe atyre që vijnë nga familje në nëvojë. Pse të paguajmë ata që rrinë në kafe dhe marrin katra dhe pesa”, tha Rama

Kryeministri deklaroi se nuk mund t’i plotësojë kërkesat nga ballkoni i kryeministrisë, prandaj duhet komunikim

Mes të tjerash ai pohoi se studentët e kishin detyruar atë që të përdorte metoda të ndryshme për t’ju kthyer atyre përgjigje në Instagram.

“Çdo doktorant duhet të udhëhiqet nga një profesor. Standardi më normal është 1 profesor me 3-4 doktorant. Kemi më shumë doktorant për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Sa i përket praktikave. Se di kush ia ka shkruar 8 pikat. Për mua janë të rëndësishme se na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen. Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga ça dëgjojmë këtu se s’do i shpikim. Si ti plotësojmë në distancë? Në Instagram? Po ua kam thënë në Instagram. Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika. Kur qeveria thotë ‘eja ti plotësojmë’, dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!’ Më shkruante dje një zonjë; ‘ore ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon’. Mua të shkretin më keni bërë instagramist, duke dialoguar me shenja”, tha Rama.

Nderkohe që Rama vijon turin e dëgjesave, studentët vijojnë protestën poshtë zyrës së kryeministrit

Kryeministri nisi dje një tur dëgjesash me pedagoge e studente, ndersa takimin e pare e mbajti tek Gjeologjiku/ Javanews/a.çupaj

 

Next Post
Messi është sërish i mrekullueshëm, ai shënoi plot 50 gola në vitin 2018

Messi është sërish i mrekullueshëm, ai shënoi plot 50 gola në vitin 2018

Comments 3

  1. eri says:
    8 years ago

    duhet dialog peer plotesimin e atyre 8 pikave per ti bere sa me shpejt

    Reply
  2. Sokol Kruja says:
    8 years ago

    Bravo..

    Reply
  3. Sokol Kruja says:
    8 years ago

    Bravo bravo kryeminister..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria, e 21-ta në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

Rama: Shqipëria, e 21-ta në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

July 20, 2026
ARRSH hap tender 5.2 mln euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

ARRSH hap tender 5.2 mln euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

July 20, 2026
Botërori i zhgënjimeve për yjet e rinj! Yamal, Endrick, Musiala e Güler nuk shkëlqyen

Botërori i zhgënjimeve për yjet e rinj! Yamal, Endrick, Musiala e Güler nuk shkëlqyen

July 20, 2026
Fjalimi i fundit i Starmer si kryeministër: Misioni im përfundoi! Tani është koha për pasardhësin

Fjalimi i fundit i Starmer si kryeministër: Misioni im përfundoi! Tani është koha për pasardhësin

July 20, 2026
“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

July 20, 2026
E rëndë në Rrugën e Kombit, makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

E rëndë në Rrugën e Kombit, makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

July 20, 2026
KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

July 20, 2026
Berisha tërhiqet nga bojkoti, hyn në Parlamet nga dera e pasme…

Berisha tërhiqet nga bojkoti, hyn në Parlamet nga dera e pasme…

July 20, 2026
Kritikët kryqëzojnë Lionel Messin, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”

Kritikët kryqëzojnë Lionel Messin, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”

July 20, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rasti i Agron Shehajt ose: Kur përballesh me atë që ke mbjellë

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In