Enkelejda Kamani, një ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala ka qenë mëngjesin e sotëm në fokus të kryeministrit Rama. Postimi i mëngjesit, tashmë i bërë i përditshëm nga kreu i qeverisë, i është dedikuar fitueses së Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019, Enkelejda Kamani. Rama e ka vlerësuar atë si yllit më të ri shqiptar që do të jetë së fundmi solistja më e re e Teatrit të Operas dhe Baletit. Sipas kryeministrit, Kamani është një shembull i cili tregon se kur punohet me pasion dhe vendosmëri dëshirat nuk njohin asnjë pengesë.