Takimi tri-palësh Rama-Basha-Meta për reformën në drejtësi është pasuar nga një tjetër takim i kryeministrit por këtë herë me eksponentë të partisë së tij.
Rama ka mbledhur në një darkë disa prej ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste.
Në fokus të zyrtarëve të lartë të PS është reforma në drejtësi dhe diskutimi i lëvizjeve të Ilir Metës që është shprehur për qeveri teknike.
Një takim të ngjashëm Rama zhvilloi edhe një ditë më parë në qtetin e Durrësit me disa prej të tijve./a.m.