• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rama: Danimarka, mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në procesin e integrimit europian

by A R
06/03/2023 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës zhvillon në Tiranë një vizitë zyrtare. Ajo është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kanë pasur një konferencë për shtyp. Kryeministri Rama tha se Danimarka ka qenë një mbështetëse e vendosur e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit.

“Mes nesh Shqipërisë dhe Danimarkës ka një histori marrëdhëniesh diplomatike shumë të mira. Danimarka ka qenë prezente në të gjithë procesin e transformimit të vendit, qoftë përmes agjencisë së saj të ndihmës, por mbi të gjitha politikisht dhe diplomatikisht një mbështetëse e vendosur e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, “Vizita e kryeministres këtu ka një rëndësi të veçantë edhe për marrëdhëniet gjeopolitike mes Europës së bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor dhe vetë Danimarkës me Ballkanin Perëndimor.

Më tej kreu i qeverisë u ndal edhe tek rritja e turistëve danezë në Shqipëri.

“Dua t’i them kryeministres se ne shikojmë një rritje të konsiderueshme të turistëve danezë në Shqipëri dhe fluturimet direkte nga Kopenhageni në Tiranë janë rritur vit pas viti. Shikojmë edhe një interesim të sipërmarrjes daneze. Nuk flas këtu për një sërë arkitektësh të famshëm danezë që janë në Tiranë dhe të cilët kanë kontribuuar për transformimin e kryeqytetit tonë, por edhe për projekte të tjera jashtë kryeqyteti me talentin dhe disiplinën e tyre të jashtëzakonshme. Uroj dhe shpresoj që kryeministrja duke qenë një personazh jo i parëndësishëm dhe duke pasur shumë ndjekës të rinj të ketë influencuar në rritjen e turizmit danez në Shqipëri. Shpresoj që fjalët e mira për Shqipërinë dhe për Tiranën dhe ftesën që ta vizitojnë dhe të tjerë nuk do na e kursejë. Jam shumë i lumtur që më në fund je këtu, pasi vizita do të kryhej në një kohë të mëparshme. Më lejo të them që nuk e konsideroj vizitën e fundit jo vetëm sepse mesa kuptoj ti do vazhdosh të fitosh zgjedhjet në Danimarkë, por edhe sepse kjo është shumë e shkurtër për t’u konsideruar vizita e fundit”, tha Rama.

/a.r

Next Post
“Yje, Luli është banori i ri…”, rrjeti shpërthen në meme pas gjyqit për vulën: Basha kthehet në politikë

"Yje, Luli është banori i ri...", rrjeti shpërthen në meme pas gjyqit për vulën: Basha kthehet në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In