Pas më pak se 48 orëve që opozita deklaroi dorëzimin e mandateve, kryeministri Edi Rama ka vijuar ta komentojë me ironi këtë vendim.
Përmes Instagram, shefi i ekzekutivit ka postuar thënien e Myslim Murrizit, deputetit demokrat që nuk pranon ta dorëzojë mandatin.
“U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më dorëzuan mua” – citon Rama.
Myslim Murrizi u përjashtua sot nga Partia Demokratike edhe pse ky vendim nuk ka asnjë peshë jurdike.
Ndërkohë që faktori ndërkomëtar, pa përjashtim, e ka ‘fshikulluar’ opozitën përmes deklaratave në lidhje me dorëzimin e mandateve.
/javanews/a.rada