“Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës”, citoi sot kryeministri Edi Rama Muhammed Metvali el-Sha’raavi, dijetar islam dhe jurist mysliman egjiptian, një nga predikuesit e suksesshëm dhe të popullarizuar, dhe një nga më të njohurit në kulturën egjiptiane në vitet 1970-90.
Ishin këto fjalët e çmuara që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.
Duke cituar fjalë të çmuara nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet shqiptare e botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe atë të triumfit ndaj së keqes. /e.s/