Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet në Shkodër për përurimin e stadimit “Loro Borici” dhe ndjekur ndeshjen miqësore Shqipëri Marok, ekspozon në statusin e tij uniformën e skuadrës së Vllaznisë, duke theksuar: “Çfarë shije e sojme uniformat “antike” të Vllaznisë së Shkodrës”.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Rama shprehet:
“Çfarë shije e sojme uniformat “antike” të Vllaznisë së Shkodrës. Kurrë më të bukura s’kanë qenë më pas! (Dhe një mësim i thjeshtë historie po ashtu, për të gjithë ata që s’e kuptojnë pse ngjyrat e ndenjëseve të stadiumit të ri janë kuqbardhblu 🙂 )”.