Kryeministri Rama tha sot në “Top Story” se afati i regjistrimit të partive në zgjedhje nuk ka përfunduar ende.
Sipas tij, mazhoranca është gati të ndryshojë kodin zgjedhor për afatin, vetëm që PD të hyjë në zgjedhje.
Dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet do të vijojnë pa opozitën. “Ne jemi gati dhe do ta ndryshojmë kodin nëse PD vendos të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Rama.