Kryeministri Edi Rama njofton se brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2.
Në një postim në ‘Facebook’ Rama shprehet se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.
“Brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2, një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.
Mirënjohje për punën e palodhur që stafi i Urgjencës Mjekësore bën çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama në postim.
/f.s