• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Berisha ka marrë peng PD, në qershor do jeni më pak në Parlament!

by Java News
17/11/2016 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, ne repliken me ish- kryeministrin Berisha e ka akuzuar kete te fundit d.p.d se ka marre peng PD dhe ka terhequr zvarre vendin per 25 vite me rradhe. Rama ka nenenvizuar ne fjalen e tij se PD duke ecur ne rrugen qe ka nisur nen udhehqjen e Berishes ne zgjedhjet e vitit 2017 do te kete edhe me pak deputete sesa ka aktualisht.

Rama deklaroi se Sali Berisha ka gënjyer për dy javë rradhazi në parlament, me “blerjen” e makinave japoneze (të falura nga qeveria e Japonisë), me buxhetin e kryeministrisë dhe shumë çështje të tjera.

Kryeministri ka shtuar se në fjalën e tij 40 minutëshe këtë të enjte ai nuk foli aspak për negociatat e Shqipërisë me BE-në, pasi ka frikë nga Vettingu, një “fshesë e hekurt” që sipas kryeministrit tmerron opozitën dhe vetë Berishën.

Më pas Rama ka folur për ligjin që do të votohet sot, për hapjen e dosjeve si dhe për ish të përndjekurit, që sipas kryeministrit e kanë votuar për 25 vite liderin historik të të djathtës, por ai për ta nuk ka ngulur asnjë gozhdë… pavarësisht se për 25 vite u ka premtuar se do të çojë në gjyq të gjithë bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

Fjala e Ramës

Sali meriton një falenderim sepse na hoqe mallin e lulëkuqeve mbi mure, je lulëkuqja e fundit e varur në mur dhe je në fakt varur edhe më lart se ata të shkretët e jetimores, që thonin il popolo… je dhe i pari italian dixhital… një konkurent i pakonkurueshëm i gjithë emisioneve të humorit.

Tani disa sqarime për marrëzitë e tua duhen, për ata njerëz që të dëgjojnë akoma, sepse ne kemi për detyrë tët dëgjojmë vetëm të enjteve!

Ke gënjyer derrçe kur ke thënë që kemi blerë 120 makina luksi, që në bashkëpunim me qytetarin tënd dixhital në Kakavijë i zbulove me shpejtësi të rrufeshme. Ne skemi blerë asnjë makinë, është dhuratë e qeverisë japoneze, e cila propovon makinat e reja të kombinuara me diesel dhe me energji dhe e bën këtë jo vetëm këtu, por në të gjitha vendet ku është e pranishme përmes institucionit të ndihmës japoneze. Pra është pjesë e një pakete promocionale të qeverisë japoneze në të gjitha vendet ku është e pranishme ndihma japoneze. Me thënë të drejtën i kemi falenderuar nga zemra, sepse ndryshuam gjërat që morëm trashëgim nga qeveria jote…

Gënjeve derrçe për buxhetin e kryeministrisë, sepse faktikisht, në buxhetin e kryeministrisë, është shtuar në krahasim me kohën tëndë, një shumë prej vetëm 19 milionë lekësh, dërkohë që gjithë pjesa tjetër është financim i dy programeve buxzhetore, administratës publike dhe e qeverisjes. Pse është bërë? Për shkak se BE, i cili mbështet me financime këto dy programe ( sajtet online të administratës)… bëhet fjalë vetëm për një spostim, që ka kaluar në kryeministri, që të ketë vetëm një interlokutor!

E ke bërë të përditshmen tënde një kazan të madh mbetuyrinash që ua sht përditë atyre që kanë ngenë të merren me ty, si të vërteta.

Ti që ke qenë një figurë qëndrore e politikës së këtij vendin, por habitem sesi një njeri mund të katandiset në një tabelë letrash anonime, pa asnjë filtër e pa asnjë etikë. Është mënyra më rrënqethëse që tregon sesi rrëshqet ledhi i një njeriu.

Fole 40 minuta dhe nuk thua asnjë fjalë për negociatat në BE.. vjen këtu dhe na citon Lulzim Bashën, a thua se, ke ti, ndonjë respekt për administratorin që ke vënë në sh.p.k-në tënde.

Unë e lexoj ndryshe citimin tënd… ti Sali ke vetëm një hall, një makth, vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, kjo është arsyeja se përse ti e nxjerr lulzimin si kamikaz përpara.

Nga ana tjetër më bëri përthypje që nuk përmende asnjë fjalë për ligjin që kalon sot, për autoritetin shtetëror për hapjen e dosjeve… dhe kam një lajm për ty Sali… ditën e shtunë do të inagurojmë bunkierin, ti je dhe bashkëautor arty, sepse ke organizuar një grup ustallarësh, kuptohet me mjetet e tua, me shishe benzine… dhe i ke turrur atje për ndërtimin e veprës… ato gropat që ata hapën janë aty dhe ne kemi nderuar kontributin tënd si bashkëautor.

Nuk e di sesa vite, përveç viteve që ke qenë kryeministër, je betuar e përbetuar që do të ndërtoje monumente, institute, memorjale, që tmos ta lije atë memorje të mos fshihej… por cfarë bëre? Bërë një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu gjithë këto vite. Asgjë nuk le pas ti për një shtresë që të votoi për 25 vite!

Në 25 vite nuk u tregon dot ti atyre një gozhdë që ke ngulur për ata.

 

Next Post
Aktorja Matilda Makoçi, takon protagonistët e filmit, “Si gjithë të tjerët”

Aktorja Matilda Makoçi, takon protagonistët e filmit, “Si gjithë të tjerët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In