• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Berisha, një personazh qesharak, plani i PD është bllokimi i reformës

by Java News
22/04/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një dalje për median, një ditë pas deklaratës ekstreme të Berishës për të marrë armët, Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë si një personazh qesharak. Rama deklaroi se qëllimi i vetëm i Berishës është bllokimi i reformës në drejtësi.

Kryeministri theksoi se nuk është e rastit që intensiteti i sulmeve të opozitës është rritur, pasi sipas Ramës, sulmet bëhen për të gjetur arsye për të bllokuar reformën në drejtësi.

Rama la të kuptohet se në çdo vend normal dhe me një drejtësi funksionale një deklaratë e tillë si ajo e Berishës do kishte sjellë dhe reagimin e Prokurorisë.

“Ka disa arsye për të hetuar Berishën, kjo e thirrjes së popullit për tu armatosur është vetëm një arsye më shumë, në një vend normal tellalli duhet të ishte para prokurorëve, kështu e thotë edhe ligji në një vend normal. Po Shqiperia s’mund të jetë një vend tërësisht normal per sa kohe farë shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Shqipëria s’ mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit normal të këtij vendi për të cilët ligji lexohet dhe zbatohet ndryshe, nga ata që i bëjnë ligjet, apo paguajnë nga taksat e shqiptarëve për ti trajtuar të gjithë si të barabartë.

Ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe për ata që i bëjnë ligjet dhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Prandaj Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për cfarë ka bërë dhe as mund të hetohet për çka tha dje, përsa reforma në drejtësi nuk votohet dhe nuk do të zbatohet.

Saliu është shëmbëlltyra më monumentale e të fortëve të veshur me kostum. Parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton për të cilat nuk flitet fare, por u tregon pamundësin e ligjit.

Sa më shumë rritet presioni publik e ndërkombëtar për reformën aq më shumë rritet tensioni në parlament. Sa më shumë afrohen afatet fundore të reformës, aq më shumë tensionohet partia demokratike.

Prej kohësh ka ardhur në rritje një tension artificial me Saliun në krye të PD-së. Ky tension është i planifikuar ka ardhur në rritje… Kjo dinamikë është pjesë e një plani të mirëmenduar. Saliu nuk e do reformën, pikë. As PD smund ta dojë reformën, jo sepse nuk e do Saliu, edhe pse kjo është një arsye, por nga ideja se reforma mund t’i kthejë nga persona të veshur në kostum, në të pafuqishëm përpara ligjit. As Saliu dhe asa PD nuk kanë kurajo ta thonë që nuk e duan reformën, dhe duan ta hedhin në erë duke rritur intensitetin e akuzave, në pritje që të plasë ndonjë gjë, në mënyrë që ata të justifikojnë bllokimin e reformës. Ja pse është rritur këto ditë volumi i plehrave dixhitale që ka prodhuar Saliu.”- tha Rama.

Next Post

Mustafa kërkon përkrahje nga Gjermania dhe Franca për rrugën evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In