• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Berisha, Meta e të tjerë, asnjëherë nuk është ashtu siç duket

by Lorenc Vangjeli
05/10/2016 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë mund të kenë të përbashkët Edi Rama dhe Sali Berisha përveç faktit se secili nga ta është paguar si kryeministër i vendit? Ndoshta dhe përveç urrejtjes së pafundme që ja përplasin njëri-tjetrit çdo ditë të javës ku të mundën dhe si të munden. Ndoshta dhe përveç faktit që drejtojnë dhe kanë drejtuar dy parti armiqësore në thelb që kanë kushtëzuar për mirë apo për keq jetën e të gjithë shqiptarëve, atyre që janë në atdhe apo dhe atyre që kanë ikur prej tij. Ndoshta edhe përveç qasjes private dhe personale drejt pushtetit dhe ushtrimit të tij. Përveç gjithë këtyre dhe të tjerave pa emër, identifikimi i të përbashkëtave mes dy burrave kaq të veçantë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri, duket se është një mision i pamundur. I pamundur sa kohë që ata vetë nuk dëshmojnë të vërtetat e tyre që mund të jenë të tilla në të njëjtën kohë edhe nëse kundërshtojnë plotësisht njëra-tjetrën. Berisha e bëri dje pohimin e tij. Me gjasë Rama do ta injorojë të vërtetën e Doktorit, i cili rrëfeu se interesi e ka bërë të paktën njëherë bashkëudhëtar në të njëjtën udhë dhe në të njëjtin drejtim me kryeministrin Rama. Sepse sipas Doktorit, asnjëherë nuk është ashtu siç duket!

Berisha nuk i zhgënjen kurrë gazetarët në kërkim të lajmit. Nuk e zhgënjeu as këtë herë Eni Vasilin dhe gjithë median e shkruar e portalet që ndiqnin intervistën e tij duke nxjerrë titull mbas titulli. Me të paktën disa deklarata të forta, Berisha ja doli sërish të ishte “star”-i i të martës në mbrëmje i portaleve dhe të mërkurës paradite nëpër gazeta. Nëse një gjë të tillë që ai e bën me shumë lehtësi çdo herë që flet në publik, do ta reduktonte me të shumtën një herë në muaj – përfshi dhe të enjten e tij parlamentare – fjala do t’i kishte më shumë peshë dhe do të ishte më mirë për të, për partinë e tij e ndoshta edhe më shumë se kaq. Por Doktori është unik dhe duhet trajtuar si i tillë, me gjithë lumin e pabesueshëm të të vërtetave të tij, të gjysëm të vërtetave dhe pavërtetave të plota që thotë. Sidomos për ato që lidhen me historinë e djeshme të politikës shqiptare në të cilën ai është protagonisti absolut. Njëra prej atyre “të vërtetave” të tij, të martën në darkë duhet të ketë trazuar shumë ujra të fjetura e të harruara që dëshmojnë në një drejtim të papritur: historia është si vera, sa më e vjetër, aq më e vyer!

Doktori prodhoi një deklaratë “skiç” që dëshmon se aktorët e politikës shqiptare kanë lëvizur pareshtur në një labirint të errët interesash, shpesh tërësisht të panjohur për publikun, që i vinin herë në krah të njëri-tjetrit si aleatë të dobishëm dhe herë përballë në llogore sulmi si armiq të egër.

“Kam bashkëpunuar me të (Ramën), jo drejtpërdrejt, por nëpërmjet Lëvizjës “Mjaft” për ta rrëzuar Nanon nga pushteti”, tha Doktori në studion e Enit. Duke nxjerrë nga xhepi dhe hedhur në ajër një gur të hershëm që synon të godasë disa zogj.

Kryeministrin të parin që luftën me Berishën e ka si kalë ideologjik beteje edhe brenda partisë së tij;

Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës që bashkë me fadromat dhe vijat e bardha që shënon nëpër kryeqytet, përdor herë pas herë të njëjtin kalë;

Socialistët e vjetër, ende nostalgjikë për teritalin, të përjashtuar e të zëvendësuar nga vëmendja në PS;

E kështu me rradhë, të gjithë ata që për skrupuj vetjakë, për ves e virtyt, për mungesë fati e që mallkojnë fatin, janë kundërshtarë të heshtur dhe me zë ndaj dy kryeministrave dhe zogj të goditur nga guri i ish-kryeministrit të martën në mbrëmje.

Deklarata e Berishës ka një thelb racional. Dikur, këtu 12 e 13 vjet të shkuar nuk ishte sekret pohimi se mbas ideve brilante të protestave të “Mjaft”-it kundër Fatos Nanos ishte skenari i Ramës dhe mbas listës së protestuesve të vijës së dytë – mbushësve – ishin njerëzit e Berishës. Këtë gjë nuk e mendonte, por e kishte bindje Fatos Nano. Interesi i përbashkët – largimi i Nanos nga pushteti – për arsye të ndryshme bënte bashkë njerëz kaq të ndryshëm me njëri-tjetrin. Berishën që donte largimin e Nanos për t’i zënë vendin në qeveri dhe Ramën që donte largimin e Nanos për t’i zënë vendin në parti. Edhe pse me ardhjen e Berishës vinte dhe PD-ja në pushtet, edhe pse me ikjen e Nanos, shkonte PS-ja në opozitë. Dy qëndrime të njëjtë nga dy njerëz të ndryshëm që prodhonin pasoja të ndryshme për pothuaj gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte si një bashkëjetesë e njëkohshme mes dy pohimeve që kundërshtojnë njëri-tjetrin, por që janë në të njëjtën kohë edhe të vërtetë.

Kjo ishte çfarë tregoi të martën në mbrëmje Doktori dhe që do ta kalojë me gjasë në heshtje nga Rama. Në politikë, ajo çfarë ka ndodhur në 2003-shin deri në 2005-ën mes tyre është fare normale dhe pjesë e një loje gjithashtu normale, ku palët ndërtojnë aleanca fluide personale nga përtej gardhit publik të armiqësisë. E njëjta gjë ka ndodhur mes tyre edhe në dimrin dhe pranverën e viteve 2007-2008 kur nisën të projektohen në fshehtësi dhe në sinkron ndryshimet kushtetuese që u konkretizuan në prillin e 2008. Edhe shpërthimi tragjik i Gërdecit nuk e ndau aleancën e votave që ishin bërë bashkë për një interes të përbashkët të të dyve, edhe Berishës si kryeministër që donte të rikonfirmohej si kryeministër, edhe i Ramës që donte të bëhej kryeministër me parimin: fitimtari i merr të gjitha!

Të paktën këto dy episode, tërësisht normalë për një vend si Shqipëria me politikë ende në nivel parademokratik, nuk janë sekret për askënd. E njëjta histori ka ndodhur edhe mes Metës dhe Nanos, mes Nanos dhe Majkos, mes Majkos dhe Metës, mes Metës dhe Berishës, mes gjithë këtyre së bashku e veç e veç dhe Ramës. E njëjta histori është edhe mes Ramës që kërkon një mandat të dytë si kryeministër dhe Bashës që pret të bëhet kryeministër me vota të djathta, por duke zgjatur sytë, duart dhe shpresën edhe matanë gardhit të së majtës.

Politika në thelb është një marrëdhënie njërëzore: asnjëherë nuk është ashtu siç duket! Shqipëria nuk bën përjashtim. Aq më tepër kur në Tiranë të gjithë njohin të gjithë dhe të gjithë janë dëshmitarë të dobësive të njëri-tjetrit. Edhe në rastin kur duket si mision i pamundur të gjenden të përbashkëta mes njerëzve që kanë drejtuar këtë vend, të cilët me pak përjashtime, edhe kur janë shënjuar nga fati të bëjnë punën shumë të rrallë të kryeministrit, kanë demonstruar talentin e pakrahasueshëm me të tjerë të pushtetit të informacionit. Dhe të aleancave të vërteta mes armiqësive joreale. Sepse asnjëherë nuk duhet besuar vetëm njëra shqisë në politikë. Sytë, përshembull, gënjejnë: pothuaj asnjëherë nuk është ashtu siç duket në vështrim të parë!

Next Post
11 ushqimet që nuk duhet të fusni kurrë në mikrovalë

11 ushqimet që nuk duhet të fusni kurrë në mikrovalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In